Nga anullimi i fluturimit deri tek humbja e bagazheve, drejtori i AAC jep disa KËSHILLA për pasagjerët shqiptarë: Si të përfitoni kompensimin  

Publikuar tek: aktualitet, më 13:51 05-01-2019 Nga anullimi i fluturimit deri tek humbja e bagazheve, drejtori i AAC jep disa KËSHILLA për pasagjerët shqiptarë: Si të përfitoni kompensimin  

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri ka folur për problemet që hasin pasagjerët shqiptarë, sidomos në periudhat e fundvitit dhe në stinën e verës, të cilat janë edhe periudhat më të ngarkuara të vitit dhe ku regjistrohen edhe më shumë probleme si vonesa apo anulime fluturimesh.

 I ftuar në emisionin “Wake Up”, në televizionin Top Channel Keri jep edhe disa këshilla se si pasagjerët duhet të reagojnë kur hasin problematika si vonesa apo anulime, për të përfituar kompensim deri në 250 euro. Deri më tani janë 700 kompensime, ndërsa numri pritet të rritet pasi një pjesë janë në proces. Keri tha se me emërimin si Drejtor Ekzekutiv ju kushtua një vëmendje e madhe sektorit për të drejtat e pasagjerit, duke sjellë edhe efektet e para pozitive për pasagjerët, që janë kompensuar nga 250 eu rreth 700 pasagjerë deri në muajin dhjetor nga 2000 ankesa që AAC ka administruar.

Ai këshilloi të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në këtë periudhë që para se të shkojnë në aeroport të kontrollojnë adresat zyrtare të internetit të kompanive dhe të aeroportit, për të parë në kohë nëse ka vonesa ose anulime, të cilat mund të vijnë për shkak të kompanisë apo dhe të kushteve atmosferike për shkak të temperaturave të ulëta ose reshjeve të dëborës. Ndër kompanitë që kanë edhe numrin më të madh të vonesave dhe anulimeve, Keri renditi ato që operojnë me Italinë për shkak edhe se është destinacioni kryesor për pasagjerët shqiptarë. Një shqetësim tjetër për pasagjerët është vonesa e ardhjes së bagazhit, ku Keri sqaroi se edhe në këtë rast parashikohet dëmshpërblim në rast se dëmtohet ose humbet. Një mënyrë që ua lehtëson njerëzve përzgjedhjen e kompanisë, ai përmendi edhe publikimin e Buletinit mujor, ku paraqitet edhe raporti i performancës për çdo kompani ajrore, duke treguar numrin e plotë të vonesave, anulime apo edhe korrektësinë me kompensimet. Keri theksoi se në 2019, AAC dhe sektori për të Drejtat e Pasagjerit do ti kushtojnë një vëmendje të madhe asistencës dhe informimit të pasagjerëve për të drejtat që ata kanë në raste vonesash apo situata të tjera që mund të hasin para udhëtimit.

TË DREJTAT E PASAGJERIT, KOMPANITË PRANOJNË TË KOMPENSOJNË 1200 PASAGJËRË, PËRVEÇ 700 QË JANË KOMPENSUAR NDËRKOHË

Një nga prioritetet e Autoritetit të Aviacionit Civil, është respektimi i të drejtave të pasagjerit nga ana e kompanive ajrore. Nga të dhënat zyrtare që vijnë nga kompanitë ajrore ka patur rritje të numrit të kompensimeve me 250 euro, ndaj pasagjerëve që kanë plotësuar formularët e ankimimit. Kompania “Blue Panorama” pavarësisht probleme me vonesat e shumta të rregjistruara në 2018, është kompania e parë sa i përket kompensimit të pasagjerëve me një shifër që shkon në 500 kompensime. Ndërkohë problem mbetet kompania “Fly Ernest”, e cila pavarësisht se renditet si kompania më problematike për shkak të vonesave apo anullimit të fluturimeve, ka kryer vetëm 96 të tilla. Në total shifra deri në këtë periudhë ka shkuar në 700 kompensime, nga rreth 2000 formularë të plotësuar. Lajmi pozitiv për pasagjerët është se kompanitë kanë pranuar të kompensojnë 1200 pasagjerë të tjerë dhe kanë filluar procedurat e kompensimit. Që do të thotë se pas plotësimit të dokumentacionit përkatës, pasagjerët që janë prekur nga vonesat apo anulimet do të marrin atë që ju takon më ligj. Kompensim në këto nivele është hera e parë e që zbatohet në aviacionin civil shqiptar në këto 25 vite

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024052143096924
array(1) { ["section"]=> string(146) "nga-anullimi-i-fluturimit-deri-tek-humbja-e-bagazheve-drejtori-i-aac-jep-disa-keshilla-per-pasagjeret-shqiptare-si-te-perfitoni-kompensimin-147601" }