Nga ballkoni i shtëpisë së tij në Himarë, studiuesi sjell habere për ‘PRINCIN’ e polifonisë shqiptare, Lefter Çipën

Publikuar tek: kulture-art, më 12:36 26-10-2019 Nga ballkoni i shtëpisë së tij në Himarë, studiuesi sjell habere për ‘PRINCIN’ e polifonisë shqiptare, Lefter Çipën Studiuesi Sejmen Gjokoli dhe Lefter Çipa

I ka kaluar tani të 77 vitet, por Lefter Çipa, princi i Polifonisë Shqiptare, nuk ndahet nga ballkoni i shtëpisë së tij në Himarë, aty buzë detit, duke na kujtuar aksiomën e tij të famshme: Ne himariotët jemi këtu pa ardhur deti…

Dhe studiuesi Sejmen Gjokoli, nga Vlora, i ka bërë një vizitë në shtëpinë e tij, mes këngëve, vjershave, isopolifonisë dhe librave.

Takimin me poetin, studiuesi e ka përshkruar kështu:

Së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare të Vlorës, Orgest Feimi, bëmë një vizitë në shtëpinë e Lefter Çipës, në Himarë.

Është më i madhi bard i gjallë i Bregut të Detit e Labërisë dhe, natyrshëm një institucioni që ka mision kulturën kombëtare i takon ti jetë mirënjohës e falenderues, më e pakta që mund të bëjë ndaj këtij personaliteti të shquar të Trashëgimisë së Kulturës tonë Shpirtërore.

Personalisht, si miq të vjetër që jemi, (‘mikut të shpirtit’ do ta shënonte Lefteri në autografin që hodhi në të tri librat që më dhuroi) kisha ca kohë pa e parë dhe më mrekulloi pritja e biseda me të. Mbi të gjitha gjëndja e tij shpirtërore.

Përveç ca rrudhave të shtuara e ca kockave më shumë të shprehura në gjymtirë, asgjë e ndryshuar në fuqinë e mendjes e llogjikës, arsyetimit, memorjes, pasionit për të shkruar e për të na lënë pas të tjera thesare trashëgimie.

Në proces ka një studim të gjerë për polifoninë dhe trajtimin e saj nga disa prej grupeve më në zë të kësaj pasurie shpirtërore identitare e kombëtare.

Pata kënaqësinë e veçantë ti dhuroj botimin tim të fundit "Pikoj këngë" por mora të njëjtën kënaqësi kur më dhuroi të tri botimet që vijnë si ribotime nga orgjinali: " Shqipëri moj ballëhapur", "Bejkë e bardhë" dhe "Dheun tim përsipër mbaj", të realizuara përmes një botimi nga më luksozët.

Të tri vëllimet duket se i ka të shtrenjta po dhe të merakut të jetës mbasi më thotë se s'ka lënë të cënohet asgjë nga orgjinaliteti i kohës kur janë shkruar e kënduar.

...U ndamë aty në ballkonin e banesës së tij në ballkon të Himarës ku në çdo orë të vitit flladit flamuri ynë kombëtar për tu takuar përsëri.

Me vehte mora mallin e poetit po edhe një pasuri të madhe hedhur me dorën e tij si autograf: "Mikut të shpirtit, Sejmen Gjokoli".

Të njëjtin dy fjalsh, në të tri librat, firmosur me firmën proverbiale pentagram të Poetit.

Plot 45 vjet pa ju ndarë...

Himarë; 25 Tetor 2019

74919746_687773391733060_8189490721997193216_n (2).jpg

Lefter Çipa

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027421951293945
array(1) { ["section"]=> string(118) "nga-ballkoni-i-shtepise-se-tij-ne-himare-studiuesi-sjell-habere-per-princin-e-polifonise-shqiptare-lefter-cipen-183582" }