Nga barman në kultivuesin më të madh të drogës, dënohet shqiptari në Angli

Publikuar tek: bota, më 09:46 24-11-2020 Nga barman në kultivuesin më të madh të drogës, dënohet shqiptari në Angli Klodjan Lici

Një i ri shqiptar është dënuar në Worcester të Anglisë, pasi u kap duke kultivuar kanabis.

Klodjan Lici punonte më parë si barman, por ai vendosi të heqë dorë nga puna e ndershme dhe të merret me kultivimin e kanabisit në banesën ku qëndronte.

24-vjeçari u arrestua në Korrik, kur policia angleze bastisi shtëpinë e tij dhe zbuloi 57 bimë kanabisi. Mbrojtja tha se i riu shqiptar e kishte kuptuar gabimin, ndërsa mendonte që paratë e fituara t’ia dërgonte familjes në Shqipëri.

Duke marrë parasysh 4 muajt e paraburgimit, gjykatësi e dënoi me 18 muaj burg, 6 muaj monitorim elektronik dhe 140 orë punë vullnetare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Të bëjnë atë që duhet bërë’, Donald Trump i hap rrugë tranzicionit Presidencial në Shtëpinë e Bardhë
»
Article Logic
Execution time: 0.0098409652709961
array(1) { ["section"]=> string(80) "nga-barman-ne-kultivuesin-me-te-madh-te-droges-denohet-shqiptari-ne-angli-228899" }