Nga bllokimi i pandemisë COVID-19 mund të dalë një shoqëri më e mirë

Publikuar tek: analiza-komente, më 08:12 17-04-2020 Nga bllokimi i pandemisë COVID-19 mund të dalë një shoqëri më e mirë

Nga Amartya Sen*/Financial Times

Historia tregon se disa krizat çojnë në përmirësimin e barazisë dhe qasjes ndaj ushqimit dhe kujdesit shëndetësor

“Ne do të takohemi përsëri,” tha Mbretëresha Elizabeth kohët e fundit, duke cituar një këngë të famshme të vitit 1939, kënduar nga britanikja Vera Lynn. Ishte një fjalim frymëzues dhe pikërisht ajo që na duhej. Por çfarë lloj bote mund të presim pas pandemisë? A do të përfitojmë diçka nga përvoja e përbashkët duke i bërë rezistencë krizës së virusit?

Bota ishte përplot me probleme serioze përpara koronavirusit. Pabarazia ishte e përhapur, si midis vendeve ashtu edhe brenda tyre. Në Shtetet e Bashkuara, vendi më i pasur në botë, miliona njerëz kanë mungesë të mbulimit mjekësor, duke kontribuar në sëmundje të panevojshme. Masat shtrënguese të llogaritura kishin dobësuar aftësinë e BE-së për të ofruar mbështetje publike për njerëzit në nevojë. Politika antidemokratike ishte në rritje, nga Brazili dhe Bolivia në Poloni dhe Hungari.

A është e mundur që përvoja e përbashkët e pandemisë të ndihmojë në zbutjen e problemeve të tilla para-ekzistuese?

Nevoja për të vepruar së bashku sigurisht mund të krijojë një vlerësim të rolit konstruktiv të veprimit publik. Lufta e dytë botërore, për shembull, i bëri njerëzit të kuptojnë më mirë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara, FMN dhe Banka Botërore kanë lindur në 1944-5, jo shumë kohë pasi Vera Lynn këndoi këngën ‘në do të takohemi përsëri’(“Ëe ëill meet again”).

Sidoqoftë, a kishte ndonjë përmirësim afatgjatë brenda një vendi nga përvoja e krizës? Ne i kemi parë disa.

Përballë një ulje të madhe të disponueshmërisë totale të ushqimit, Britania organizoi ndarje më të barabartë të ushqimit, përmes racionimit dhe mbështetjes sociale. Të uriturit në mënyrë kronike ushqeheshin shumë më mirë se kurrë më parë. Një gjë e ngjashme ndodhi edhe me një kujdes më të mirë mjekësor.

Rezultatet ishin befasuese. Gjatë dekadës së luftës së viteve 1940, jetëgjatësia në Angli dhe Uells u rrit me 6.5 vjet për burrat, krahasuar me 1.2 vjet në dekadën e mëparshme, dhe për gratë u rrit 7 vjet, duke tejkaluar shumë nga 1.5 vjet të dekadës së më parshme. Mësimet pozitive nga ndjekja e drejtësisë dhe vëmendja më e madhe ndaj të pambrojturve ndihmuan në shfaqjen e asaj që u njoh si shtet i mirëqenies.

A mund të ndodhë diçka në mënyrë të ngjashme pozitive për shkak të përvojës aktuale të krijuar nga Covid-19? Mësimet për të dalë nga një krizë varen me siguri nga mënyra se si trajtohet, dhe cilat shqetësime dalin në pah.

Politika është e rëndësishme këtu, përfshirë lidhjen midis sundimtarëve dhe të qeverisurve. Gjatë viteve të luftës, në kontrast me ndarjen më të mirë të ushqimit dhe kujdesit shëndetësor nga publiku britanik, uria e tmerrshme e Bengalit në vitin 1943 ndodhi në Indinë Britanike, duke vrarë afro 3 milion, gjë që Raj bëri pak për ta parandaluar.

Në politikat kundër kësaj pandemie, barazia nuk ka qenë një përparësi veçanërisht e dukshme. Në SHBA, afrikano-amerikanët po vdesin me një normë jashtëzakonisht të lartë nga Covid-19 sesa njerëzit e bardhë. Në Chicago, më shumë se 70 për qind e vdekjeve nga pandemia kanë qenë të afrikano-amerikanëve që përbëjnë vetëm një e tretën e popullsisë rezidente. Pabarazitë e brendshme në vuajtje duket se nuk kanë qenë më pak në shumë vende të tjera, nga Brazili dhe Hungaria deri në Indi.

India është një çështje veçanërisht e habitshme. Pabarazitë mbeten shumë të mëdha. Kontrasti qëndron midis lehtësirave të mëdha mjekësore për të pasurit, dhe as kujdesit minimal për shumicën e të varfërve, duke peshuar nga asimetria brutale e pabarazive të modernizuara të kastës në Indi.

Sigurisht, distanca sociale kufizon përhapjen e virusit. Por duhet të kombinohet me aranzhmane kompensuese – për të ardhurat, ushqimin, aksesin dhe vëmendjen mjekësore – për njerëzit e shkatërruar nga bllokimi. India, si shumë vende, ka nevojë për diçka, si Shërbimi Shëndetësor Kombëtar. Por asnjë mësim në atë drejtim nuk do të dalë nga përgjigja pandemike, duke pasur parasysh pabarazitë e tij të mëdha.

Mjerisht, është mjaft e mundur që kur të takohemi përsëri nuk do të jemi më të vendosur për t’u përballur me botën e pabarabartë në të cilën jetojmë. Një shqetësim për barazinë në menaxhimin e krizave do të zvogëlojë vuajtjet tani në shumë vende, dhe do të ofrojë ide të reja për të na frymëzuar për të ndërtuar një botë më pak të pabarabartë në të ardhmen. Meqenëse ne jemi në më pak se gjysmën e rrugës në këtë krizë, guxojmë të shpresojmë se kjo mund të ndodhë akoma?/monitor

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092699527740479
array(1) { ["section"]=> string(75) "nga-bllokimi-i-pandemise-covid-19-mund-te-dale-nje-shoqeri-me-e-mire-202893" }