Nga bllokuesi i valëve tek vetëdorëzimi në polici me lekët e vjedhura, dalin detaje të reja nga grabitja e biznesmenit: U përdor makina e gazetares së njohur

Publikuar tek: aktualitet, më 15:09 25-05-2020 Nga bllokuesi i valëve tek vetëdorëzimi në polici me lekët e vjedhura, dalin detaje të reja nga grabitja e biznesmenit: U përdor makina e gazetares së njohur

Zbardhen detaje të reja në lidhje me mekanizmin e përdorur nga dy autorët e vjedhjes së rreth 25 milionë lekëve të reja të biznesmenit Flamur Behi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit, pranë një qendre tregtare.

Donald Hoxha 27 vjeç dhe Gentian Kane 44 vjeç, e kanë realizuar vjedhjen nëpërmjet një bllokuesi valësh. Biznesmeni Flamur Behi ka qenë në vëzhgim të grabitësve për shumë javë. Kur ka mbledhur xhiron në biznese të ndryshme që administron, kur ky i fundit ka parkuar në qendrën tregtare. Biznesmeni Behi ka thënë se paratë që kishte në makinë i kishte nga bizneset e tij. 

Autorët kanë aktivizuar bllokuesin e valëve, çka bëri që makina të mbetej e hapur pavarësisht se biznesmeni e mbylli me pult. Pas largimit të tij, autorët kanë marrë nga bagazhi paratë dhe janë larguar.

Në fillim u tha se ata janë arrestuar, por bëhet me dije se autorët janë vetëdorëzuar në polici së bashku me lekët e vjedhura, 20 mln lekë të reja, ndërkohë që 5 mln lekë të reja mendohet se mund të jenë fshehur nga autorët.

Gjithashtu mësohet se autorët e grabitjes, vëllai dhe i dashuri i gazetarës së ‘Zjarr tv’,  kanë përdorur makinën e kësaj të fundit. Dy hajdutët janë identifikuar shumë shpejt nga targa e automjetit që kanë përdorur për t'u larguar. Pas verifikimeve të kryera për pronësinë e këtij automjeti me të cilin hajduti i çantës është larguar, rezultoi se mjeti ishte në pronësi të Greta Hoxhajt, spikerja e lajmeve në televizionin “Zjarr” në Tiranë.

greta.jpg

Sapo ata janë identifikuar, Donald Hoxhaj dhe Gentian Kane, nëpërmjet avokates së tyre, kanë kërkuar nga policia që të vetë-dorëzohen.

Vëllai i gazetares ka qenë i dënuar edhe më parë për trafikim të lëndëve narkotike, ndërkohë që nuk kishte shumë kohë që ishte liruar nga burgu.

vellai.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095469951629639
array(1) { ["section"]=> string(152) "nga-bllokuesi-i-valeve-tek-vetedorezimi-ne-polici-me-leket-e-vjedhura-dalin-detaje-te-reja-nga-grabitja-e-biznesmenit-u-perdor-makina-e-gazetares-207740" }