Nga Brukseli Lulzim Basha kërkon arrestimin e bosëve të drogës dhe politikanëve të korruptuar

Publikuar tek: politike, më 23:07 29-01-2018 Nga Brukseli Lulzim Basha kërkon arrestimin e bosëve të drogës dhe politikanëve të korruptuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ditën e sotme i pranishëm në Asamblenë Politike të Partive Popullore Europiane.

Gjatë një intervistë për “ABC News”, Basha ka përsëritur edhe një herë akuzat e tij kundrejt qeverisë.

Por ndër te tjera kryedemokati ka kërkuar arrestimin e bosëve të drogës dhe politikanëve të korruptuar.

Basha, nga Brukseli tha se protesta dhe shqetësimet që sollën atë ndihen edhe në zemër të Europës.

“Së pari duket qartë se zëri i shqiptarëve kumbon edhe këtu në Bruksel. Ka një shqetësim të jashtëzakonshëm tek institucionet europiane dhe përfaqësuesve të vendeve anëtare në asamble, për ngecjen e Reformës dhe kapjen e drejtësisë që mishërohet nga rasti Tahiri. Kemi dy vjet që e kemi bërë dhe asnjë bos nuk është kapur dhe asnjë politikan nuk është kapur, por është mbrojtur dhe tani sillen dhe propozime për mbrojtjen e tyre dhe Edi Rama ka jetike ta sabotojë Reformën në Drejtësi. Shqetësimet e vendeve anëtare rezonojnë me ato tonat”,- u shpreh Lulzim Basha. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012337923049927
array(1) { ["section"]=> string(100) "nga-brukseli-lulzim-basha-kerkon-arrestimin-e-boseve-te-droges-dhe-politikaneve-te-korruptuar-108410" }