NGA 'BURË' NË 'SHOQE' NË TRE HAPA!

Publikuar tek: pa-stres, më 09:20 31-08-2019 NGA 'BURË' NË 'SHOQE' NË TRE HAPA! Edi Oga

Nga Edi OGA ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i këtij materiali"

NGA "BURË" NË "SHOQE" NË TRE HAPA!

"Nuk dua më asnjë burrë në pozicione drejtuese! Vetëm shoqe!"

E tha vetë I MADHI dhe lajmi mori portalet!

Nuk ishte dëshirë, ishte urdhër! Në kaq vite pushtet, robt e partisë dinin ta dallonin që në intonacion nëse ishte dëshirë apo urdhër! Kasaj rradhe është urdhër!

Lajm më të keq për një burrë në politikë nuk ka!

Çdo burrë që futet në politikë, aspiron që minimalisht të bëhet drejtor dhe maksimalisht ministër! Kryeministër nuk bëhet dot, sepse atë e paracakton një plak që sundon që nga Amerika!

Të alarmuar, burrat e partisë u mblodhën për të vendosur si do të vepronin më tej!

Askush nuk donte ta hidhte në kosh investimin e bërë për partinë, sidomos në tetë vitet e opozitës!

"A ka ndonjëri ndonjë ide, bura? Si do t'ia bëjmë?

U ngrit njëri:

"Unë them të mos e marim personale! Ai tha burra, jo bura! Ne jemi bura!"

Në sallë pati disa sekonda ilaritet, derisa një tjetër rob partie me zë më të trashë, u ngrit dhe foli:

"Shokë, ka vetëm një rrugë për të shpëtuar. Duhet të përshtatemi! Duhet të marrim atribute grash! Si fillim, për nxemje, le të qajmë njëherë siç qajnë gratë!

Në sallë plasi vaji me kuje dhe klithma.

"Hapi i dytë, të gjithë në banjë për të urinuar. Asnjë të mos e bëjë në këmbë, të gjithë ulur!"

Pas një gjysmë ore, salla u rimbush. Shumica e burave e kishin të lehtë këtë ushtrim, pasi kështu urinonin edhe në shtëpitë e tyre!

"Po ecim mirë. Hapi tjetër. Të vishemi nga pak si gra. Burrat mbi dyzetë të veshin sytjena se u bëjnë edhe punë. Nuk veshim më boksera por slipera, mundësisht tanga! Pak ton dhe pak ndriçues buzësh nuk do bënte keq. Taka minimumi gjashtë centimetra për të gjithë. Për fat kemi dimrin përpara dhe nuk kemi pse të veshim fustane që në fillim! Pas kësaj nuk besoj se kemi ndonjë dallim të madh nga shoqet"

Në sallë pati duartrokitje! Askush nuk e kish menduar se me kaq pak sakrifica do të shpëtonin karrierën dhe do të vazhdonin rrugëtimin drejt pushtetit!

"Ah, harrova kryesoren! Ju lutem, ndryshoni zërin dhe mos harroni ta mbani gjithnjë ashtu! Njëherë të gaboni, digjeni përfundimisht! Le të bëjmë një provë. Le të këndojmë të gjithë këngën e Bee Gees-ave "Stayin alive!" Ah, ah, ah, ah... stayin alive!

Burat e partisë, të cilët e kanë treguar se janë të aftë për "kapërcime" edhe më të mëdha se ky, në pak ditë u transformuan në shoqe. Disa prej tyre u bënë aq "seksi", sa disa shoqe harruan se edhe ato ishin shoqe dhe filluan ti ftonin për kafe! Filluan t'u fusnin duart nëpër mbledhje...!

Vulën do ta vinte prezantimi me të MADHIN!

Ndodhi në kongres! Fillimisht AI u habit kur pa gjithë ata travestitë në sallë, por nuk e dha veten. Shkoi në foltore, afroi mikrofonin dhe tha:

"Mirë se keni ardhur, shoqe dhe shoqe,

Të rrinë ato me p..., të pirdhen ata me k...qe!"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080509185791016
array(1) { ["section"]=> string(36) "nga-bure-ne-shoqe-ne-tre-hapa-176813" }