Nga burgu, rikthehen në parlament 5 deputetët katalanas

Publikuar tek: bota, më 11:05 21-05-2019 Nga burgu, rikthehen në parlament 5 deputetët katalanas

5 deputetë katalanas janë rikthyer në vendet e tyre në parlament pasi ishin burgosur me akuzën e tentativave për rebelim dhe manipulim të opinionit publik kundër qeverisë.

Gjykata e Apelit në Spanjë i riktheu të drejtën për kryerjen e detyrimeve politike por ende nuk i është dhënë liria e plotë.

Deputetët kanë 18 muaj që janë të burgosur dhe duhet që të qendrojnë në burg edhe për 4 muaj të tjerë për të kryer denimin. Emrat e deputeteve janë Josep Rull, Oriol Junqueras, Jordi Sànchez, Jordi Turull and senator Raül Romeva. Në parlament ata u paraqiten të shoqëruar nga policët. Ardhja e tyre u prit me shumë duartrokitje nga deputetet e tjerë dhe shumë përqafime nga kolegët.

Deputetët janë pjesë e partisë të republikanëve që mbështesin krijimin e shtetit e Katalonjës dhe janë akuzuar shumë herë për nxitje të opinionit publik. Në parlament u mbajë një seancë e veçantë për betimin e deputeteve të cilët pritet që të rikthehen në burg pas përfundimit të seancën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02309513092041
array(1) { ["section"]=> string(61) "nga-burgu-rikthehen-ne-parlament-5-deputetet-katalanas-165103" }