Nga burgu te arresti i shtëpisë, sot gjykata lë të lirë 6 të pandehurit e “Toyota Yaris”

Publikuar tek: aktualitet, më 17:01 17-01-2020 Nga burgu te arresti i shtëpisë, sot gjykata lë të lirë 6 të pandehurit e “Toyota Yaris”

Ishni në arrest me burg, në nëntor të vitit të kaluar gjykata i la në arrest shtëpie, ndërsa sot janë lënë të lirë katër të pandehurit e çështjes “Toyota Yaris”.

Kështu gjykata ka vendosur të ndryshojë masën për 6 të dyshuarit, ndër ta 2 kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi të cilët janë në kërkim. Gjyqtari Lazer Sallaku ka vendosur masën “detyrim paraqitje”. Dhe për biznesmenin Alban Mollaymeri, Agim Cekaj, Edi Lika dhe Klevi Cani, gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se në muajin qershor të vitit 2018,  janë sekuestruar në dy makina ‘Toyota Yaris’, 3 milionë e 470 mijë euro është shuma e parave që në Portin e Durrësit. Pas shkrirjes së Krimeve të Rënda dosja kaloi në rrethe, por nuk u bë pjesë e dosjeve të SPAK, pasi më parë ishte rrëzuar akuza e "grupit të strukturuar kriminal".

Katër të arrestuarit në Shqipëri kanë qene Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri .

Ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071308612823486
array(1) { ["section"]=> string(92) "nga-burgu-te-arresti-i-shtepise-sot-gjykata-le-te-lire-6-te-pandehurit-e-toyota-yaris-192377" }