Nga data 8 shtator, patenta shqiptare njihet nga shteti italian

Publikuar tek: aktualitet, më 12:58 14-08-2019 Nga data 8 shtator, patenta shqiptare njihet nga shteti italian

Duke filluar nga 8 shtatori 2019, modeli i ri i patentave shqiptare lëshuar nga data 24.01.2017 do të njihen edhe në Itali.

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, njofton se njohja për konvertim te patentave mundësohet falë marrëveshjes së përbashkët mes dy qeverive.

DPSHTRR bën me dije se të gjithë shtetasit shqiptarë në Itali, mbajtës të modelit të ri të "Leje Drejtimit”, do të mund t'i konvertojnë patentat nga shteti italian.

"Muaji Gusht plot lajme të mira dhe lehtësira!

Për të gjithë bashkëkombasit tanë në Itali, mbajtës të modelit të ri të Leje Drejtimit (i lëshuar nga 24.01.2017), ju bëjmë me dije se ky model Leje Drejtimi do të njihet për konvertim nga shteti italian duke filluar nga 8 Shtatori 2019, falë marrëveshjes së përbashkët mes dy qeverive!", thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Transportit.

Ky lajm vjen pak ditë pasi DPSHTRR njoftoi se nga data 15 gusht, çdokush që aplikon për kartonin, dublikat, rinovim apo fiton provimin për herë të parë, mund ta marrë kartonin e ri të LejeDrejtimit në vetëm 30 minuta pa tarifë ekstra.

dgfh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069310665130615
array(1) { ["section"]=> string(69) "nga-data-8-shtator-patenta-shqiptare-njihet-nga-shteti-italian-175305" }