Nga dhuna në familje deri tek përndjekja/ Policia e Tiranës në aksion, arrestohen tre persona brenda pak orësh

Publikuar tek: aktualitet, më 10:56 29-02-2020 Nga dhuna në familje deri tek përndjekja/ Policia e Tiranës në aksion, arrestohen tre persona brenda pak orësh Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme tre persona për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi V.M, 26 vjeç, i cili mbante një armë zjarri pishkë pa leje; shtetasi E. J., 37 vjeç, pasi ushtronte presion psikologjik ndaj ish-bashkëjetueses së tij dhe K. H., 37 vjeç pasi kërcëntonte me fjalë ish-bashkëshorten.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Njoftimi i policisë:

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr.2 një rast i armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 26-vjeçar i cili mbante në banesë armë zjarri pa leje.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë.

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, u vunë në pranga dhe dy shtetas të tjerë për veprat penale “Përndjekje” dhe “Dhunë në familje”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë në banesë sende të kundraligjshme, mbi bazën dhe të informacioneve të marra në rrugë operative se një i ri mbante armë zjarri në banesë, organizuan punën për arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i ushtrimit kontrollit të befasishëm në banesën e shtetasit V. M., 26 vjeç, në rrugën “Frosina Plaku”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprën penale " Mbajtja pa leje e armëve luftarake", për të cilën parashikohet dënim deri në 7 vite burg.

Po nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale "Përndjekja", i shtetasit E. J., 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ka ushtruar presion psikologjik ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” i shtetasit K. H., 37 vjeç, banues në Laknas. Ky shtetas ka kërcënuar me fjalë ish-bashkëshorten.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010522127151489
array(1) { ["section"]=> string(115) "nga-dhuna-ne-familje-deri-tek-perndjekja-policia-e-tiranes-ne-aksion-arrestohen-tre-persona-brenda-pak-oresh-196861" }