Nga Elvana Gjata tek Kejvina Kthella, kush janë VAJZAT e famshme shqiptare që kanë në krah djemtë me të shkuar KRIMINALE

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:02 07-11-2019 Nga Elvana Gjata tek Kejvina Kthella, kush janë VAJZAT e famshme shqiptare që kanë në krah djemtë me të shkuar KRIMINALE

Vajzat e showbiz-it shqiptar kanë qenë në qendër të mediave rozë për shkak të jetës së luksit që bëjnë. Në rrjetet sociale vihet re herë pas here udhëtimet e tyre, veshjet firmato dhe shfrenimi i tepërt.

Mirëpo, falë ngjarjeve që kanë ndodhur në vend, është zbuluar se pas tyre fshihen disa djem ‘të praptë’, që kanë marrë jo pak herë vëmendjen e shqiptarëve.

Newbomb.al ju paraqet më poshtë disa nga vajzat e famshme që mbushën faqet e para të gazetave për lidhjet e dashurisë me djemtë me të shkuar kriminale:

Kejvina Kthella:

Më e fundit është rasti i modeles së njohur Kejvina Kthella, e cila është përfolur se është e dashura e Redjan Rrajës, një prej autorve të dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Mësohet se Kthjella është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë  e Krimeve të Rënda, ku është pyetur për ngjarjen e 1 nëntorit, pasi i dashuri i saj ka deklaruar se nuk kishte lidhje me atentatin ndaj prokurorit Ndoja dhe se nuk kishte asnjë njohje as me të dhe as me dy personat e tjerë që ndodheshin në makinë.

Screenshot_15.png

Trejsi Sejdini:

Rasti i dytë është miss-i Trejsi Sejdini, e cila ka pranuar se është në lidhje me Leonard Dukën, I përfshirë në vrasjen ish-policit, Santiago Malko.

Emri i Dukës nuk është i padëgjuar për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë. Në prill të këtij viti, 37-vjeçari u arrestua pas një super aksioni të policisë. Pas një dosjeje tepër sekrete, të dërguar prej Agjencisë Gjermane Anti-Trafik (AGJT), policia shqiptare, mbikëqyrur nga agjentët special gjermanë dhe nga DEA-Amerikane, realizoi aksionin anti-drogë, me arrestimin e grupit “Duka” në Tiranë, i skeduar e faktuar, si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani, duke prangosur 4 persona.

SEDJDIN.jpg

Elvana Gjata:

Pjesë e kësaj liste është edhe këngëtarja shumë e pëlqyer Elvana Gjata.

I fejuari i saj, Ervin Mata u përfshi në tetor të vitit të shkuar në ngjarjes e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj së bashku me Laert Hasën.

Elvana nuk preferoi të flasë asnjëherë në media për këtë çështje, por bëhet me dije se çifti janë rikthyer sërish së bashku.

b3d433ff4b02c6c22b8acc019876eacb_L.jpg

Suada Sherifi:

Ngjarja e ish-Bllokut nuk kaloi me kaq, pasi një tjetër vajzë e njohur ishte në qendër të saj.  Ish missi shqiptar Suada Sherifi u vendos në qendër të mediave rozë për shkak të bashkëshortit të saj Eldi Dizdari.

Ai ishte në kërkim policor pasi ai është personi që ka pasur një konflikt të fortë me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Metropol” të Redi Popeskut, rreth gjysëm ore para se të ndodhte përplasja me armë brenda këtij lokali.

Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa muajsh në Durrës.

Suada dhe Eldi kanë së bashku një vajzë të vogël, të pagëzuar me emrin Daisy.

348dbc03bf32b25e089a43488c8126ee_L.jpg

Viola Spiro:

Viola Spiro është moderatorja sportive që dikur ishte në një lidhje me ‘bosin e kokainës’, Valentin Selaj. Kujtojmë që ai u arrestua në Holandë si i përfshirë në një rrjet trafikimi lëndësh narkotike. Selaj dhe dy vëllëzërit e tij, P. Selaj e A. Selaj, ishin të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. Atyre u janë sekuestruar 7 biznese, (Hoteli Adria në Shëngjin, bare, restorante) 4 apartamente, 4 parcela dhe 9 makina luksoze.

Ndërkohë marrëdhënia mes çiftit ka zgjatur rreth dy vite, por që më pas përfundoi në ndarje.

0eb762ba2f7123a854832f1907fe080b_L.jpg

Rezarta Shkurta:

Rezarta Shkurta është këngëtarja e martuar prej vitesh me nipin e diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha. Ata kanë edhe një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hera.

Ermali ka qendruar për rreth katër vite në qeli si i përfshirë në dosjen e ‘Xibrakës’. Ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim, por falë gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim. Nipi i Enver Hoxhës u arrestua gjatë një aksioni ndërkombëtar i cili zbuloi një laborator kokaine në Xibrakë të Elbasanit.  Operacioni “Xibraka” u zhvillua më 14 Janar të 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 shtetas kolumbianë.

Theksojmë që tashmë që Ermali është i lirë, çifti janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku publikojnë herë pas here foto nga udhëtimet e tyre luksoze dhe surprizat e ndryshme që i bëjnë njëri-tjetrit./ Liarda Kondakçiu/

7d62af5ebf26bf8db8283b26dbab16a3_L.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075221061706543
array(1) { ["section"]=> string(126) "nga-elvana-gjata-tek-kejvina-kthella-kush-jane-vajzat-e-famshme-shqiptare-qe-kane-ne-krah-djemte-me-te-shkuar-kriminale-185086" }