Nga festa e golit në qeli, YLLI i futbollit botëror rrezikon 4 vite burg

Publikuar tek: sport, më 21:26 13-12-2020 Nga festa e golit në qeli, YLLI i futbollit botëror rrezikon  4 vite burg Quincy Promes

Një festë e organizuar në kulmin e pandemisë nuk ka kaluar pa pasoja për futbollistin holandez, Quincy Promes.  

Ylli i Ajax-it është arrestuar në lidhje me një goditje me thikë që i ka dhënë një kushëriri të tij, me policinë që jep detaje se ngjarja ka ndodhur në muajin korrik.  

Kushëriri nuk  e ka falur Promes duke e denoncuar dhe për këtë, policia bëri të mundur ndalimin dhe shoqërimin e futbollistit në ambientet e komisariatit.

Ndaj 28-vjeçarit të Ajax rëndon akuza e plagosjes dhe rrezikon një dënim me burg deri në 4 vite.

Ky lajm vjen si “bombë” për futbollistin dhe ekipin e Ajax, me Promes që ditën e djeshme shënoi golin e dytë në fitoren 4-0 që ekipi i tij mori në shtëpi përballë Zwolle.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KATEGORIA SUPERIORE/ Vllaznia mposht Partizanin dhe ruan kryesimin, por sheh prapa Kukësin e pandalshëm, Tirana bind me lojë dhe rezultat, Teuta abonohet me barazimin
»
Article Logic
Execution time: 0.010465860366821
array(1) { ["section"]=> string(78) "nga-festa-e-golit-ne-qeli-ylli-i-futbollit-boteror-rrezikon-4-vite-burg-231239" }