Nga Fieri në Kamëz, përsëritet skandali i përdhunimeve, drejtori ‘shijon’ intervistat nëpër media, ministrja Shahini flet ‘përçart’

Publikuar tek: aktualitet, më 11:59 03-06-2020 Nga Fieri në Kamëz, përsëritet skandali i përdhunimeve, drejtori ‘shijon’ intervistat nëpër media, ministrja Shahini flet ‘përçart’ Drejtori i shkolles-ministrja Shahini dhe roja i shkollles

Përdhunimet në shkolla po kthehen në fenomen por i vetmi merak që kanë drejtuesit arsimorë, është të dalin bukur nëpër televizione.

Pa kaluar mirë tronditja nga skandali i në shkollën e muzikës në Fier, plasi skandali në Kamëz, ku pikërisht roja i shkollës, kishte abuzuar vazhdimisht me një nxënëse 15 vjeçare qëkur ajo ishte në klasën e tetë.

Besnik Daci, drejtori i shkollës 9 vjeçare “Azem Hajdari” ku ishte i punësuar roja Abaz Doga, në vend të mbante përgjegjësi, del sa në një ekran në tjetrin duke lëshuar deklarata skandaloze.

Drejtori dje tha te emisioni ‘Me zemër të Hapur në News 24 se roja i shkollës punonte pa kontratë pune, ndërsa shtoi se i  ati i vajzës nuk i është ankuar asnjëherë për ngacmimet që i bënin të miturës.

Pas kësaj, ai dha një intervistë në AbcNeës ku sërish nuk mbajti asnjë përgjegjësi por tha se roja i shkollës sillej keq me nxënësit dhe shpesh herë u ngrinte zërin.

Nga ana e drejtorisë Arsimore nuk ka asnjë reagim për këtë ngjarje, ndërsa edhe vetë ministrja e Arsimit Besa Shahini po pret që punën e institucioneve arsimore ta bëjnë vetë nxënësit duke i kërkuar të denoncojnë.

T’u kërkosh fëmijëve të denoncojnë dhunën nuk ka asgjë të keqe, por të presësh që dhuna të denoncohet nga vetë fëmijët, si e vetmja mënyrë për ta dënuar autorin, është një gafë e rëndë.

Shkolla ka një sistem të tërë që duhet të garantojë sigurinë e nxënësve, nga Oficerët e Sigurisë, Polici në Komunitet por edhe psikologu në shkollë, të gjithë kanë për detyrë të zbulojnë dhe adresojnë problemet te nxënësit. Madje t'i gjejnë e parandalojnë këto probleme pëpra se të marin përmasa kaq të rënda.

Si ka mundësi që për tre vite, as psikologu i shkollës, as mësuesit, as drejtori apo oficeri i sigurisë nuk e zbuluan tmerrin dhe presionin që po kalonte e mitura?

Ajo që tregoi rasti i Kamzës, është se jo vetëm asnjë nga këto struktura nuk kanë funksionuar, por siç u raportua edhe në media “të gjithë e dinin, edhe në shkollë, edhe në lagje, por askush nuk fliste”.

Që një viktimë të denoncojë dhunën është shumë e vështirë, dhe statistikat kanë treguar se në shumë raste është e vështirë edhe për moshat e mëdha që ndihen jo vetëm të turpëruar, por edhe të kërcënuar, e jo më për fëmijët.

Por ministrja e Arsimit zgjedh të shfaqet në video duke folur për “abuzimin seksual” pa e prekur rastin konkret, por në vend që t’i kërkojë nxënësve të denoncojnë dhunën, mos duhet që më parë t’ua kërkojë të rriturve? Të gjithë atyre që e dinin dhe nuk flisnin?! 

A do mbajë kush përgjegjësi në këtë vend? A do shkarkohet kush për paaftësi?! Sepse institucionet arsimore kanë dështuar. Rastet shtohen  dhe tmerri i njërit nuk i ngjan tjetrit. nga përdhunimi në grup i një vajze në Kavajë, te rasti i Fierit apo i Kamzës, historitë e abuzimeve janë monstruoze. Autorët dihen, bashkëpunëtorët gjithashtu, ata që heshtën njihen… Veçse askush nuk kërkon falje e aq më tepër të mbajë përgjegjësi e të ndëshkohet.

Është dëshpëruese dhe ulëritëse të shohësh se si kemi hedhur në erë sistemin më të rëndësishëm të shoqërizimit, sistemin arsimor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099079608917236
array(1) { ["section"]=> string(131) "nga-fieri-ne-kamez-perseritet-skandali-i-perdhunimeve-drejtori-shijon-intervistat-neper-media-ministrja-shahini-flet-percart-208894" }