Nga “Heroinë e Punës Socialiste”, sot në prodhimin e Jufkave të Maqellarës

Publikuar tek: ekonomi, më 10:33 14-07-2015 Nga “Heroinë e Punës Socialiste”, sot në prodhimin e Jufkave të Maqellarës Lirie Rexha, ish \"Heroine e Punes Socialiste\" sot ne prodhimin e Jufkave te Maqellares

Ishte prill maj i vitit 1967, kur Lirie Rexha,atëherë një vajzë 17 vjeçare , punonte si aksioniste, bashkë me të rinj e të reja nga gjithë Shqipëria, për të hapur rrugën e Malësisë së Madhe në Shkodër. Mori me vete katër vlerësime “sulmues” të dikurshme, duke ndjerë që kishte shumë forcë dhe energji brenda vetes për ti dhënë vendit dhe shoqërisë gjëra akoma më të bukura. 

Në qershor të po atij viti fillon punë si llogaritare në koopertivën e posa formuar, kurse prilli i vitit 1975 e gjen si drejtuese e një brigade arash me 70 punëtorë dhe gati 40 hektarë tokë. E gjeti rendimentin e grurit me 28 kunjtalë dhe në pak vite e çoi në 70 kunjtalë, pra më shumë se dyfishi. Po kështu ndryshoi rendimentin e misrit dhe të kulturave të tjera. Atë që se kishte bërë një burrë para saj, po e bënte një grua, një nënë që kishte dhe katër fëmijë për ti rritur. Ishin këto rezultate surprizuese që detyruan partinë dhe qeverinë e asaj kohe ti akordojë Liries titullin shumë të nderuar për kohën “Heroinë e punës socialiste”.

lirie1

Kanë kaluar tamam 30 vjet nga ajo kohë dhe shumë gjëra kanë ndryshuar. Shumë fjalë u folën dhe shumë gjëra dolën të pavlera. U tha që Lirien e mbanin me hatër, se disa shifra ndoshta nuk kishin qenë dhe aq reale… Por Liria kishte vetëm një mënyrë komunikimi në këto rast,punën.

Pesë vite më parë Liria aplikon në një nga projektet e Madës për një linjë prodhimi jufkash dhe makaronash. Mes të tjerash donte të shihte nëse mosha kishte sfiduar energjinë e saj ,apo ajo moshën. Kishte ndodhur e dyta. Kjo grua e hekurt që kishte menaxhuar dikur 70 punëtorë dhe 40 hektarë të mbjellë, ishte plotësisht e zonja të drejtonte një biznes të vogël familjar. Që në fillim të punës e kishte të qartë se konkurenca do të ishte shumë e madhe. Jufka prodhoheshin kudo,ne Dibër të Madhe, në Maqëllarë,në Peshkopi e shumë vende të tjera.Vetëm produktet bio , cilësia e ndershmëria, do të ishin disa nga faktorët që i jepnin shpresë se ajo kursesi, nuk do të dilte e humbur nga kjo sipërmarrje.Në gjithë jetën e saj ajo kurrë nuk kishte dështuar. A mund të ndodhte tani ? Pranë kishte dhe të shoqin, Karafilin, këtë njeri fjalëpak e punëshumë. Bashkë kishin ndarë sukseset, shqetësimet, problemet. Bashkë kishin rritur dhe edukuar katër fëmijët e tani ishin bërë me dhjetë nipër e mbesa.Gjithmonë bashkë.

Fare pranë shtëpisë së tyre është ngritur një ndërtesë me dy kate ku prodhohen jufkat. Sa herë që futesh aty do të gjesh njerëz nga Shupenza, Gjorica ,Dibra e Madhe,apo nga 22 fshatrat rreth e qark Maqëllarës, duke porositur jufka , makarona, trahana, apo ëmbëlsira si bakllava, sheqerpare, kolle për raste dasmash e gëzime të tjera familjare.

Liria nuk i zhgënjen në kohë dhe cilësi , pasi ndryshe nuk do vinin këtu për herën e dytë. Ajo tregon se për të prodhuar 8 kilogramë jufka , duhet po kjo sasi mielli, 25 kokrra vezë si dhe 1,5 litra qumësht. Më pas brumi pritet në shirita të hollë dhe vihet në rrjeta me përmasa 1,2 dhe 1 metër, ku qëndrojnë për 4 – 5 ditë, deri në tharje të plotë. Ky është një proçes natyror, pa krijuar rryma artificiale ajri, që do ta dëmtonin cilësinë e prodhimit. Përveç këtij produkti, aty mund të prodhohen dhe lloje të ndryshme makaronash, apo trahana për hallvë apo si ushqim për fëmijët. Po të futemi dhe pak gjuhën e shifrave do të mësojmë se Liria prodhon rreth 7 kunjtalë jufka në muaj apo 85 në vit. Për të realizuar gjithë këtë nevojiten diku tek 20 kunjtalë qumësht dhe 35 mijë kokrra vezë. Qumështi merret tek fermeri S. Novaku, i cili mbarështon lopë me kapacitet jo të lartë prodhim qumështi, por që rrit ndjeshëm cilësinë. Dhe vezët në të shumtën e rasteve janë nga prodhimi i pulave të fshatit.

MË TEJ AKOMA

Lirie Rexha nuk do që të ndalet përfundimisht në këto shifra, sikur nuk u ndal dhe kur drejtonte brigadën e saj , kohë më parë.Ajo ndihet shumë e pezmatuar dhe e vrarë në shpirt kur njerëzit i kërkojnë jufka dhe ajo nuk u plotëson dot kërkesat. Për momentin ,ajo po shfrytëzon vetëm katin e dytë të ndërtesës. Po ti mundësohej dhe një makineri tjetër , me një vlerë 5 milionë lekë të vjetra , do të shfrytëzoheshin dhe ambjentet e katit të parë. Por jo vetëm kaq, nuk është thjeshtë një rritje prodhimi. Kjo do të thotë se do të punësohen dhe tre punëtore të reja, që do ta çonin në shtatë numrin e të punësuarve, përfshirë këtu Lirien me të shoqin. Sikur po kaq para të shpenzohen për rrethimin e një ambjenti diku pranë do kishim një fermë të vogël me pula fshati që do të ishte një burim i përhershëm furnizimi me vezë të freskëta fshati. Sërish kjo do të nënkuptonte dhe dy gra të tjera të punësuara ,që do ta çonin në nëntë numrin e përgjithshëm. Po të fusësh në llogari dhe qumështin e lopëve të fermës Novaku atëherë ky bilanc bëhet akoma më pozitiv.

Një biznes i vogël familjar që mund të punësojë dhjetë persona, nga ku përfitojnë disa familje. Një biznes që prodhon ushqime të sigurta e bio. A mund ta ndihmojmë Lirien që ajo të ndihmojë të tjerët? A mund ti japim asaj sot pak ,që ajo të na kthejë nesër më shumë? Nuk është larg ideja e një lokali apo kulinarie ku të konsumohen jufkat e Liries, trahanaja , ëmbëlsirat e shijshme të bëra me dorë, pulat dhe vezët e fshatit, perimet dhe frutat gati bio të zonës.

OSMAN XHILI

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029163837432861
array(1) { ["section"]=> string(77) "nga-heroine-e-punes-socialiste-sot-ne-prodhimin-e-jufkave-te-maqellares-16118" }