Nga invalidët, te fondet për qendrat sociale, ja si do shpenzojë paratë Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e parë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:52 24-08-2019 Nga invalidët, te fondet për qendrat sociale, ja si do shpenzojë paratë Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e parë Konstituimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës, 30 korrik 2019

Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk humb kohë. Në mbledhjen e tij të parë pas konstituimit do të merret me vendime që kanë të bëjnë me shtresat në nevojë dhe fëmijët.

Janë fonde mujore shpenzimesh, të cilat në ndonjë rast, janë edhe të vonuara, raporton newsbomb.al.

Toni Gogu, kryetar i Këshillit ka thirrur të hënën në 26 gusht mbledhjen e parë të këshillit të ri për të miratuar pagesën për PAK dhe Invalidët e punës për periudhën 1 – 31 gusht 2019.


Në listë është edhe vendimi për miratimin e kompensimit ushqimor për fëmijët e familjeve në nevojë në shkollat ku implementohet projekti pilot “Bëjmë detyrat e shtëpisë” që është nën kujdesin e ministrisë së arsimit për periudhën 1-31 maj, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë që një tjetër vendim i rëndësishëm është edhe ai i miratimit të kuotave financiare për shpenzime ditore të ushqimeve për personat që përfitojnë shërbime në qendrat sociale të përkujdesit shoqëror në varësi të bashkisë së Tiranës.

Përveç vendimeve të tjera në mbledhje do të krijohen edhe komisionet e reja të këshillit bashkiak të Tiranës, raporton newsbomb.al.

69461404_2382683682019058_6358831843462086656_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023760080337524
array(1) { ["section"]=> string(124) "nga-invalidet-te-fondet-per-qendrat-sociale-ja-si-do-shpenzoje-parate-keshilli-bashkiak-i-tiranes-ne-mbledhjen-e-pare-176196" }