Nga jugu në veri, bora zbardh Shqipërinë, por mbyll rrugët dhe izolon qytetarët: Jemi të bllokuar prej ditësh

Publikuar tek: aktualitet, më 19:46 27-01-2021 Nga jugu në veri, bora zbardh Shqipërinë, por mbyll rrugët dhe izolon qytetarët: Jemi të bllokuar prej ditësh Rrugët e mbushura me borë

Moti i keq ka sjellë reshje intensive bore në juglindje të vendit dhe kryesisht në zonat malore. Dëbora ka shfaqur problematika, kryesisht në bllokimin e rrugëve nacionale.

Në Lepushë janë 10 turistë të bllokuar nga bora, ndërsa një banore në një komunikim me gazetarin Senad Nikshiqi ka bërë apel për ndihmë, pasi siç thotë ajo kanë tre netë të izoluar.

Screenshot_17.jpg

Probleme me dëborën ka pasur edhe në juglindje të vendit. Rajoni i Korçës është përfshirë nga një i ftohtë i acartë me temperatura që shkojnë disa gradë nën zero. Prej 14 ditësh banorët e fshatit Panarit në Korçë janë bllokuar për shkak të reshjeve të dendura.

Në këtë fshat banojnë rreth 200 banorë, të cilët prej dy javësh ndodhen të izoluar nga pjesa tjetër e kësaj zone pasi rruga Shtyllë-Panarit është e bllokuar. Mësohet se reshjet e fundit kanë shtuar trashësinë e dëborës, në 1 metër, duke bërë kështu të pamundur ndërhyrjen për hapjen e rrugës.

borre.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia rrethon Bradasheshin, kontrolle “blic” në disa lokale
Bashkia e Tiranës detyron ‘të fortin’ e lagjes të vendosë vetë tabelën rrugore që kishte shkulur (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.012595176696777
array(1) { ["section"]=> string(113) "nga-jugu-ne-veri-bora-zbardh-shqiperine-por-mbyll-rruget-dhe-izolon-qytetaret-jemi-te-bllokuar-prej-ditesh-236643" }