20 persona kanë futur emrin e tyre në listën për t’u zgjedhur Avokat I Popullit. Komisioni i Çështjeve Ligjore në Kuvendin e Shqipërisë njofton se në datën 25 janar, në orën 10 do të zhvillohen seancat dëgjimore me secilin nga kandidatët e vetëofruar për postin e Avokatit.
Janë regjistruar të gjithë ata persona që kanë dorëzuar dokumentacionin deri në datën 19 janar.
Radha e kandidatëve që do të dëgjohen, do të jetë sipas renditjes alfabetike të mbiemrit të secilit kandidat si më poshtë vijon:
Olta Aliaj
Drita Avdyli
Yllka Banushi
Rezarta Bitri
Jordan Daci
Katriot Frashëri
Altin Goxhaj
Gëzim Gjana
Mimoza Gjika
Genci Gjonçaj
Adrian Licaj
Lefterie Luzi ( Lleshi )
Anton Lleshaj
Bujar Madani
Erinda Ndroqi
Suzana Pasha
Zhaklin Peto
Igli Totozani
Denar Veshi
Rovena Voda
“Secili kandidat mund të bëjë prezantim deri në 7 minuta të CV së tij dhe platformës përkatëse për ushtrimin e këtij funksioni kushtetues. Më pas do të vijohet me pyetje nga deputetet e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut”, thuhet në njoftimin e kuvendit.