Nga kafja në emision... pse Çim Peka është i preferuari i Metës?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:08 13-09-2019 Nga kafja në emision... pse Çim Peka është i preferuari i Metës? Gazetari Çim Peka dhe Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e gazetarit Çim Peka për të folur për krizën politike dhe aktualitetin në vend.

Intervista e sotme mes të dyve ishte tepër komode, aq sa herë-herë si Peka dhe Presidenti Meta nuk e fshihnin humorin në transmetim live. Prej kohësh presidenti ka një afrimitet dhe raport miqësor me gazetarin Çim Peka pasi udhëtojnë bashkë për të vizituar bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Newsbomb.al ka siguruar një foto të pak ditëve me parë, ku Meta dhe gazetari Çim Peka shihen duke pirë kafe në një lokal pranë shtëpive, pasi të dy jetojnë në zonën rezidenciale të "Kodrës së Diellit 1", foto e cila është shkrepur mëngjesin e ndeshjes Shqipëri - Islandë. Afrimiteti dhe shoqëria e përditshme u reflektuar dhe mbrëmjen e sotme në emisionin e Pekës, pasi nga një intervistë e pretenduar me deklarata të forta, u kthye në një "bisedë miqësore" e transferuar nga kafja e lagjes.

Afrimitetin me Pekën, Meta e ka treguar dhe në disa raste të tjera përmes fotove të publikuara në rrjetet sociale, kur udhëton kryesisht në bjeshkët në veri të vendit, apo dhe në Kosovë.

69920935_2229558610676788_8769560866031927296_n - Copy.jpg

70420260_383536205889966_112563718369312768_n.jpg
cim-peka-meta.jpg

32cf0496f6d13f9410f92da946759320_L.jpg

Meta-Balliu-Peka.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024362087249756
array(1) { ["section"]=> string(67) "nga-kafja-ne-emision-pse-cim-peka-eshte-i-preferuari-i-metes-178365" }