Nga kanceri te covid, shkenca zgjidh problemin 50-vjeçar që mund të ndryshojë përgjithmonë luftën kundër sëmundjeve

Publikuar tek: bota, më 17:12 30-11-2020 Nga kanceri te covid, shkenca zgjidh problemin 50-vjeçar që mund të ndryshojë përgjithmonë luftën kundër sëmundjeve Foto: Getty

Një problem që i ka munduar shkencëtarët për më shumë se 50 vjet ka marrë zgjidhje, dhe tashmë mund t’i hapë rrugën një sërë mënyrave të reja në luftën ndaj sëmundjeve.

Për vite shkencëtarët kanë studiuar problemin e “palosjes së proteinave”, hartëzimi i formave tre dimensionale të proteinave që janë përgjegjëse për sëmundjet nga kanceri te Covid-19.

Janë shkencëtarët e Google, ata që pretendojnë se përmes kompanisë “Deepmind” kanë arritur të krijojnë një program të quajtur “AlphaFold” që mund ta zgjidhë këtë problem brenda pak ditësh.

Nëse funksionon, sipas shkencëtarëve, do të ketë efekt transformues në mënyrën se si trajtohen sëmundjet.

Aktualisht janë 200 milion proteina të njohura, por vetëm një pjesë e tyre janë shpalosur për të kuptuar plotësisht se çfarë rol luajnë dhe si funksionojnë.

“Proteinat janë molekula jashtëzakonisht të komplikuara dhe struktura e tyre e saktë tre-dimensionale është thelbësore për shumë role që ato kryejnë, për shembull insulinën që rregullon nivelet e sheqerit në gjakun tonë dhe antitrupat që na ndihmojnë të luftojmë infeksionet,” tha Dr John Moult, kryetar i programit CASP14.

“Edhe rirregullimet e vogla të këtyre molekulave jetësore mund të kenë efekte katastrofike në shëndetin tonë, kështu që një nga mënyrat më efikase për të kuptuar sëmundjen dhe për të gjetur trajtime të reja është studimi i proteinave të përfshira”, tha ai.

Profesori Venki Ramakrishnan, Laureat i Nobelit gjithashtu e vlerësoi këtë zbulim, duke thënë se ka ndodhur shumë dekada më herët nga sa ishte parashikuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pasi u ‘zhduk’ nga Utah, tjetër monolit misterioz shfaqet në Rumani, mediat e huaja: Kush, çfarë e vendosi atje? (FOTO)
ULET numri i të infektuarve me Covid-19 në Itali, por rriten FRIKSHËM viktimat, në 24 orë 672 vdekje »
Article Logic
Execution time: 0.006309986114502
array(1) { ["section"]=> string(121) "nga-kanceri-te-covid-shkenca-zgjidh-problemin-50-vjecar-qe-mund-te-ndryshoje-pergjithmone-luften-kunder-semundjeve-229673" }