Nga konviktet te spitalet, ja strategjia e re e Ramës (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:16 07-01-2019 Nga konviktet te spitalet, ja strategjia e re e Ramës (VIDEO)

Ndërkohë që studentët nisën ciklin e dytë të protestave, kryeministri Edi Rama e ka zhvendosur vëmendjen te spitalet.

Kryeministri pak minuta më parë ka zhvilluar një takim në qendrën shëndetësore numër 10 të Tiranës.

Rama shprehet se kjo është një ndër 80 qendrat shëndetësore të rindërtuara nga programi i 300 qendrave moderne shëndetësore.

'Një ndër 80 Qendrat Shëndetësore të rindërtuara me themel, gjatë fazës së parë të Programit Kombëtar të 300 qendrave moderne shëndetësore Faza e dyë nis këtë vit me 100 qendra të tjera', shkruan Rama krahas videos së publikuar në Facebook.

Duket se kjo është strategjia e re e kryeministrit, i cili pas konvikteve ka shkuar drejt spitaleve.

Kujtojmë se Rama i dha 6 muaj kohë ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu të përmbushë objektivat, në të kundërt ajo do t'i bashkohe kolegëve të larguar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rëndë në Dibër, gjendet e vdekur 30-vjeçarja (EMRI)
LËVIZJE E BUJSHME/ Henri Çili shet MAPO-n, ja kush është pronari i ri »
Article Logic
Execution time: 0.011775016784668
array(1) { ["section"]=> string(65) "nga-konviktet-te-spitalet-ja-strategjia-e-re-e-rames-video-147829" }