Nga kovat e bojës tek bidonat plastikë, si e mbledhin qumështin baxhot nga fermerët

Publikuar tek: aktualitet, më 19:41 14-01-2019 Nga kovat e bojës tek bidonat plastikë, si e mbledhin qumështin baxhot nga fermerët

Ligji nr. 9441, datë 11.11.2005 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe të produkteve me bazë qumështi, nga vetë emri përcakton qartë kushtet në të cilat duhet të punojnë subjektet që merren me grumbullimin dhe përpunimin e qumështit në vendin tonë.

Emisioni 'BOOM' ka investiguar se si realizohet ky proces nga ana e disa baxhove.

Këtë të hënë emisioni prezantoi gjetjet nga investimi i një baxhoje që mbledh qumështin në disa fshatra pranë zonës së Lezhës.

Si fillim mbledhja e qumështit, duhet thënë se bëhet pa dalë në punë AKU-ja. Bëhet herët në mëngjes rreth orës, 7-7:30.

Fshatarët, me kova boje mbushur me qumësht, dalin në rrugët e fshatrave përreth dhe presin furgonin. Furgoni është fugon mallrash, jo frigoriferik.

Ata kanë bidona të mëdhenj plastik ku hedhin qumështin që marrin nga fshatarët. Ja blejnë lirë fshatarëve me 350 lekë, sepse dhe fshatarët e dinë mirë vetë që nuk i plotësojnë kushtet që përcakton ligji për një fermer, si kontrollet veterinare për kafshët, pajisjen e tyre me dokumenta, etj dhe për pasojë i gjithë ky është një aktivitet i paligjshëm që cënon cilësinë e mbi të gjitha sigurinë e një produkti ushqimor. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atentati në Vlorë, policia jep DETAJE: Si u arratisën autorët dhe dogjën makinën
‘Ndalimi i prokurorit’, reagojnë Krimet e Rënda: Po hetojmë lidhur me procedimin »
Article Logic
Execution time: 0.012557029724121
array(1) { ["section"]=> string(89) "nga-kovat-e-bojes-tek-bidonat-plastike-si-e-mbledhin-qumeshtin-baxhot-nga-fermeret-148776" }