Nga mali ku u krye testi i bombës mund të vijë një rrezik shumë i madh

Publikuar tek: bota, më 16:47 05-09-2017 Nga mali ku u krye testi i bombës mund të vijë një rrezik shumë i madh

Koreja e Veriut ka kryer të gjitha testet bërthamore nëntokësore nën një mal.

Shkencëtarët kinezë besojnë se mali rrezikon të shembet duke përhapur rrezatimin në të gjithë rajonin, gjë që do të shkaktojë  një katastrofë natyrore.

Kim Jong urdhëroi testimet në tunele në rajon të largët, ku përhapja e rrezatimit është ndalur nga shtresat e shkëmbit. Por pas gjashtë testeve bërthamorë dhe rrezikun se do të ketë përsëri teste të tilla, kinezët kanë ngritur alarmin se mali do të shembet, shkruan oranews.

Ëang Naiyan, studiues i lartë në programin e armëve bërthamore të Kinës, tha se bota është në rrezik për një fatkeqësi të madhe mjedisore nëse testet nuk ndalen.

“Nëse Koreja e Veriut kryen edhe një test tjetër bërthamor në mal atëherë ajo mund të shpërthejë duke lënë hapësira që lejojnë rrezatimin të dalë jashtë,”– tha ai për South China Morning Post.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Frikë në SHBA, Trump merr vendimin që mund të çojë në deportimin e 800,000 emigrantëve
Ky burrë vendos rekord të ri botëror, i mbuluar me bletë për më shumë se një orë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.01142692565918
array(1) { ["section"]=> string(76) "nga-mali-ku-u-krye-testi-i-bombes-mund-te-vije-nje-rrezik-shume-i-madh-91255" }