Nga marrëveshja e tregtisë me Turqinë tek ndryshimi i Konventës së Aarhusit, Presidenti Meta dekreton 3 ligje

Publikuar tek: politike, më 18:48 10-07-2020 Nga marrëveshja e tregtisë me Turqinë tek ndryshimi i Konventës së Aarhusit, Presidenti Meta dekreton 3 ligje Fotomontazh/ Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar ligjin “Për ratifikimin e ndryshimit të protokollit II të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë".

Ky ndryshim plotëson kudarin ligjor për të patur të njëjtat rregulla të origjinës me vendet nënshkruese të kësaj Konvente.

Gjithashtu është dekretuar ligji Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e ndryshuar të Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve Satelitore (EUTELSAT)”.

Miratimi i këtij ligji synon përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga angazhimet në marrëveshje ndërkombëtare ku Shqipëria aderon në fushën e komunikimeve elektronike.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

10 korrik 2020

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 3 ligje:

1.            Ligjin nr. 82/2020 “Për ratifikimin e ndryshimit të protokollit II të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, të ratifikuar me ligjin nr.9733, datë 14.5.2007, në lidhje me përkufizimin e konceptit “Produkte origjinuese” dhe “Metoda e bashkëpunimit administrativ””.

Ky ndryshim miraton vendimin që zëvendëson Protokollin II të rregullave të origjinës me Konventën rajonale për rregullat preferenciale Pan-Euro-Mediterane, duke plotësuar kudarin ligjor për të patur të njëjtat rregulla të origjinës me vendet nënshkruese të kësaj Konvente.

2.            Ligjin nr. 83/2020 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e ndryshuar të Organizatës Europiane të Telekomunikacioneve Satelitore (EUTELSAT)”.

Miratimi i këtij ligji synon përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga angazhimet në marrëveshje ndërkombëtare ku Shqipëria aderon në fushën e komunikimeve elektronike, ndërkohë që Shqipëria, edhe pse anëtare e EUTELSAT-it që prej vitit 1992, nuk kishte aderuar ende në këtë Konventë të ndryshuar, që është ratifikuar/pranuar nga 44 shtete të saj.

3.            Ligjin nr. 84/2020 “Për pranimin e vendimit II/1 të palëve, që ndryshon “Konventën e Aarhusit për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”, ratifikuar me ligjin nr.8672, datë 26.10.2000”.

Miratimi i ndryshimit të Konventës së Aarhusit, ratifikuar nga shteti shqiptar që në vitin 2000, shkon në përputhje me frymën e Bashkimit Europian për transparencë dhe tërheqje të publikut në vendimmarjet që merr shteti, për transparencë tashmë edhe në fushën e vendimmarrjeve për organizmat e modifikuara gjenetikisht.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099129676818848
array(1) { ["section"]=> string(115) "nga-marreveshja-e-tregtise-me-turqine-tek-ndryshimi-i-konventes-se-aarhusit-presidenti-meta-dekreton-3-ligje-213466" }