'Nga masat kundër Covid-19 tek përballimi i situatës ekonomike’, Meta zbardh mbledhjen 3 orëshe online me Ramën dhe Bashën (E PLOTE)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:49 25-03-2020 'Nga masat kundër Covid-19 tek përballimi i situatës ekonomike’, Meta zbardh mbledhjen 3 orëshe online me Ramën dhe Bashën (E PLOTE)

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur detajet mbledhjes online së Këshillit të Sigurisë Kombëtare me kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha dhe ministra të PS, në lidhje me situatën e krijuar prej koronavirus.

Çështjet e diskutuara ishin: Masat që janë marrë dhe po merren nga Qeveria për përballimin e situatës në vend dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pasojave të COVID-19;

Përballimin e situatës ekonomike, nga efekti i sjellë nga përhapja e COVID-19 dhe masat e marra për rikthimin e shtetasve shqiptare, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Rama dhe anëtarët e qeverisë informuan për masat e marra dhe për skenarët që do të duhet të përballohen në varësi të zhvillimit të situatës.

Ruçi shprehu gatishmërinë për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë. Nga ana tjetër Basha shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për të përballuar këtë pandemi.

Sipas presidencës mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u zhvillua në një frymë tepër konstruktive dhe bashkëpunuese, dhe pati si qëllim kryesor unifikimin e të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore, mjekësore e shkencore për të përballuar me efikasitet të plotë këtë situatë të vështirë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, ekonomisë kombëtare, paqes sociale dhe sigurisë.

Presidenti Meta shprehu besimin se në këtë frymë uniteti, gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi do ta përballojë me sukses këtë situatë të vështirë, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë botën, në interesin me të mirë të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, thuhet në njoftimin e presidencës.

Kujtojmë se në mbledhje morën pjesë edhe Ministrja e Shendetësise Ogerta Manastirliu, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Drejtori i Policisë Ardi Veliu, Drejtori i Emergjencave Kombëtare Haki Çako, Ministri i Rindërtimit dhe tashmë edhe për Koronavirusin Arben Ahmetaj, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela.

LEXO EDHE: 'Koronavirusi' bën bashkë pas kaq kohësh Metën, Ramën dhe Bashën, përfundon pas 3 orësh mbledhja online e Këshillit të Sigurisë (KUSH MORI PJESE)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089800357818604
array(1) { ["section"]=> string(134) "nga-masat-kunder-covid-19-tek-perballimi-i-situates-ekonomike-meta-zbardh-mbledhjen-3-oreshe-online-me-ramen-dhe-bashen-e-plote-200049" }