Nga Maserati në helikopter, dasma e shqiptarit që habiti dhe zviceranët (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:11 23-08-2017 Nga Maserati në helikopter, dasma e shqiptarit që habiti dhe zviceranët (Video)

Ajo që është konsideruar dasma më e shtrenjtë në Kosovë për 2017 ka marrë vëmendjen edhe të mediave zvicerane, kjo ndoshta për faktin se dhëndri jeton dhe punon në Zvicër.

Bëhet fjalë për dasmën në familjen Dedaj në Gjakovë.

Familja shqiptare me origjinë nga Kosova por rezident në Zvicër martuan djalin më të vogël të familjes në një ceremoni madhështore.

Videoja e dasmës që qarkullon në internet si dasmën më e shtrenjtë të Kosovës për vitin 2017. Ceremonia vlerësohet se ketë kushtuar 100.000 franga.

Dhëndri, i cili punon dhe jeton në Zvicër, shkoi të marrë nusen me helikopter.

Ndërsa krushqit e shoqëronin me limuzina amerikane. Ai mori jo më pak se 11 makina luksoze për këtë paradë.

‘20min.ch’ shkruan se në rrjetet sociale nuk kanë munguar dhe kritikat për luksin e shfrenuar duke marrë parasysh që Kosova është një vend i varfër.

Një nga komentuesit rikujtoi se me këtë shumë ai mund të kishte ndërtuar të paktë tre shtëpi për familjet në nevojë në Kosovë.

Sipas statistikave zyrtare, një e treta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë.

Një tjetër komentues shkruan me humor se pavarësisht nga kostoja e tepruar e kësaj ceremonie martese, nusja nuk duket shumë e lumtur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetarja e sulmoi për lidhje treshe, kundërpërgjigjet ish-missi: Mos u merr me mua, shiko gratë me ferexhe në plazh
Fotini e hodhi në pishinë me sy mbyllur, Danjeli hakmerret në mënyrën më të keqe të mundshme »
Article Logic
Execution time: 0.011482954025269
array(1) { ["section"]=> string(82) "nga-maserati-ne-helikopter-dasma-e-shqiptarit-qe-habiti-dhe-zviceranet-video-89972" }