Nga mazhoranca e opozita, betohen sot në Kuvend 10 deputetët e rinj

Publikuar tek: aktualitet, më 10:41 16-05-2019 Nga mazhoranca e opozita, betohen sot në Kuvend 10 deputetët e rinj

Në fillim të seancës së sotme plenare janë betuar 10 deputetët e rinj si nga opozita ashtu edhe nga mazhoranca.

Nga rradhët e opozitës, janë betuar Halil Valteri ,Selami Jenisheri, Besnik Troplini të dalë nga listat e PD.

Gjithashtu nga radhët e LSI, bënë betimin deputetët Vasil Sterjovski, Edmond Stojku, Suzana Topi.

Nga rradhët e PS morën zyrtarisht mandatin duke kryer  betimin, Eljo Hysko i cili merr mandatin e Rakip Sulit që kandidon për Bashkinë e Kamzës, Adriana Jaku zë vendin e  lënë bosh nga  Pjerin Ndreu, të cilit PS i ka besuar Bashkinë e Lezhës.

Katër deputetët e rinj të Partisë Socialiste vijnë në Kuvend si rrjedhojë e dorëheqjeve të 4 deputetëve të cilët do të garojnë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit.c

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067391395568848
array(1) { ["section"]=> string(73) "nga-mazhoranca-e-opozita-betohen-sot-ne-kuvend-10-deputetet-e-rinj-164530" }