Nga Meta tek Basha, Kryemadhi dhe Veliaj zbulohen të ftuarit e festës së Pavarësisë në Ambasadën Amerikane (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:11 11-07-2019 Nga Meta tek Basha, Kryemadhi dhe Veliaj zbulohen të ftuarit e festës së Pavarësisë në Ambasadën Amerikane (FOTO)

Ambasada amerikane në Tiranë ka organizuar një festë pasditen e sotme me rastin e Pavarësisë së Amerikës.

Pjesëmarrës në këtë festë kanë qenë shumë figura të njohura të politikës, ku nuk ka munguar lideri i opozitës, Lulzim Basha dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ky i fundit është shfaqur në praninë e përfaqësues së SHBA-ve në Shqipëri, zëvendës ambasadores Leyla Moses-Ones.

Nuk ka munguar as bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, e cila është shfaqur me ish-deputetë të opozitës, si Petrit Vasili apo Albana Vokshi.

Ndërkohë ish-deputetet Klajda Gjosha dhe Jorida Tabaku ndonëse janë në ditët në ditët e fundit të shtatzënisë kanë zgjedhur të jetë e pranishme në këtë aktivitet. Nga fotot e siguruara nga Newsbomb.al shihet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është duke qëndruar me bashkëshorten Ajola.

Ndërsa ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca është fotografuar duke shijuar ushqimin.

Theksojmë që festa kombëtare e SHBA festohet me 4 Korrik, por për shkak të situatës zgjedhore është zhvendosur gjatë ditës së sotme.

66284706_356008435037882_586890345942351872_n.jpg

66517919_455702185227925_28744180297629696_n.jpg

66597344_429793477618015_2151170404977213440_n.jpg

 66676077_393345084634057_2239863579878621184_n.jpg

 66657302_348007525894168_7558181278818762752_n.jpg

66472653_473834586751582_323679614578720768_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076448917388916
array(1) { ["section"]=> string(117) "nga-meta-tek-basha-kryemadhi-dhe-veliaj-zbulohen-te-ftuarit-e-festes-se-pavaresise-ne-ambasaden-amerikane-foto-171904" }