Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu më herët ka firmosur urdhrin për masat e reja kufizuese anticovid-19, pas daljes publike të Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Duke filluar që sot, ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona, ndalohen tubimet dhe mbledhjet partiake.
Gjithashtu është e ndaluar të kryhen ceremoni festive dhe mortore, pasi konsiderohen si burime dhe vatra infeksioni.
Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Manastirliu i bën apel qytetarëve që të zbatojnë rregullat dhe të bëhen bashkë që të mposhtim këtë sëmundje të rrezikshme.