“Nga një nënë me gji zbuluar”, foto- mesazhi që po bën bujë në rrjetet sociale

Publikuar tek: bota, më 20:11 25-11-2015 “Nga një nënë me gji zbuluar”, foto- mesazhi që po bën bujë në rrjetet sociale

Ashley Kaidel është nëna që po bën xhiron e botës në rrjetet sociale. Fotoja e saj teksa ushqen të birin me gjoksin zbuluar është bërë temë dite, jo aq për imazhin se sa për mesazhin që ajo përcjell. 15 mijë e 764 është numri i shpërndarjeve që ka marrë deri tani fotoja. Kjo është ajo çfarë shkruan Ashley mbi arsyen se pse ka realizuar dhe shpërndarë këtë foto:

“Sot kam postuar këtë foto të djalit tim dhe timen duke e ushqyer me qumësht me gjirin zbuluar në një restorant publik. Në foto, duket sikur unë jam duke parë në distancë. Në të vërtetë, unë i kam ngulur sytë një gruaje që më sheh mua. Ajo është duke më parë  me neveri dhe duke tundur kokën në shenjë gjykimi, në përpjekje për të më turpëruar mua dhe indirekt më thotë pa fjalë që unë jam gabim dhe duhet të mbuloj veten.

Më lejoni të bëj të qartë se pse kam postuar foton time dhe të djalit duke i dhënë qumësht me gjirin zbuluar.

Unë nuk doja të thoja  "Të gjithë duhet të ushqejnë fëmijët me gjirin zbuluar. Tregojini botës gjoksin tuaj!" Nëse një nënë ndihet rehat të mbulojë veten  e saj sepse kjo e bën të ndjehet mirë, atëherë unë e mbështes plotësisht.

Arsyeja që po postoj këtë foto është për atë grua që u përpoq t’i jepte gji zbuluar fëmijës njëherë dhe u turpërua, u vu re dhe u komentua keq, iu kërkua të largohej nga dhoma, iu kërkua të mbulohej.

Së pari nënat që ushqejnë me gji janë të mbrojtura sipas ligjit fedeal për të ushqyer me gji në çdo mënyrë, si dhe ku të duan, në çdo rrethanë të mundshme.

Së dyti ju nuk duhet të ndjeheni kurrë të turpëruara, të nënvlerësuara, të zënë ngushtë apo të sikletosura që ushqeni fëmijën tuaj ashtu siç e do “ligji i natyrës”.

Këtë e them për ato që mendojnë: “Gjokset duhen mbuluar. Ato janë vetëm për sytë e burrave tuaj. Ato janë intime, kjo është një gje personale, private". Fëmijët e mi nuk kanë nevojë të shikojnë këtë. Ecni përtej dhomës dhe jashtë çdo mendjengushti!

Gjokset janë bërë për jetën e fëmijës suaj para se ato të ishin bërë për të sjellë kënaqësi për çdo njeri tjetër, partnerit ose bashkëshortit. Qëllimi i tyre i vetëm është ushqyerja  për gojën e një fëmijë. Nuk ka asgjë të çuditshme në lidhje me këtë .

Është e padrejtë në mënyrë eksponenciale dhe egoiste t’i kërkoni një nënë dhe fëmijës të përjashtohen nga një tavolinë, ngjarje apo mbledhje për shkak se ju nuk jeni dakort me mënyrën si ajo e ushqen fëmijën e saj. Asnjë person nuk duhet të izolohet dhe shmanget sepse të tjerët po hanë dhe besdisen nga ju, aq më tepër kur dhe ju vetë jeni duke ngrënë. A nuk ëhstë më e lehtë të shmangësh shikimin dhe thjesht mos ta shohësh më sesa t’i kërkosh  një nënë dhe fëmije të largohen që ti mos ti shohësh?  Sa egoiste është kjo? Vetëm shikoni larg. Është e thjesht.. Nuk i bën dëm askujt.

Së fundi, fëmijët tuaj duan të shohin procesin e ushqyerjes me gji sikundër edhe ju keni nevojë ta shikoni.

 Ata duhet të pranojnë, të kuptojnë dhe të vlerësojmë se qumështi i gjirit dhe ushqyerja me gji është dhe duhet gjithmonë të jetë zgjedhja e parë dhe më e mirë për të dy nënën dhe foshnjen. Formula dhe shishet janë një trend. Ushqyerja me gji nuk është. Vajza jote 11 vjeçare mund të pyesë: "Mami, pse ai fëmijë është duke i thithur gjoksin asaj? Por, si një prind dhe qenie njerëzore që kupton, respekton dhe vlerëson anatominë  dhe nënat, përgjigja juaj duhet të jetë një dhe e vetme", sepse kjo është mënyra e foshnjave t’u ushqyer.

Unë e postoj këtë sepse unë mendoj se të gjitha nënat duhet t’i ushqejnë fëmijët me gjoks zbuluar, Postoj këtë për t’i dhënë inkurajim mamave. Dhe për të inkurajuar të tjerët për të bërë nënat që ushqejnë fëmijët me gji të ndjehen të pranuara dhe mbështetura;pa u tjetërsuar, tallur dhe gjykuar/ Përshtati në shqip Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029906988143921
array(1) { ["section"]=> string(80) "nga-nje-nene-me-gji-zbuluar-foto-mesazhi-qe-po-ben-buje-ne-rrjetet-sociale-26282" }