Nga nofka, lojërat e fatit deri te alkooli, ja pyetjet që do u përgjigjen policët për VETTINGUN

Publikuar tek: aktualitet, më 06:48 07-04-2018 Nga nofka, lojërat e fatit deri te alkooli,  ja pyetjet që do u përgjigjen policët për VETTINGUN

Vettingu në polici ka nisur zyrtarishtë. 11 mijë policë do të kalojnë në sitën e Vettingut duke iu përgjigjur formulararëve me pyetjet e përgatitura. Efektivët duhet të dorëzojnë vetëdeklarimet brenda një afati kohor prej 30 ditësh.

Në formularët që do të plotësojnë policët duhet të deklarojnë nëse njihen me ndonjë “nofkë”. Po ashtu ata duhet t’u përgjigjen edhe pyetjeve nëse kanë qenë bashkëpunëtorë, apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit, nëse janë përdorues të lëndëve narkotike, apo nëse kanë varësi nga alkooli dhe lojërat e fatit.

Gjithashtu, policët duhet të deklarojnë edhe nëse kanë patur takime, apo komunikime elektronike me persona të përfishirë në krimin e organizuar, ose kanë shkëmbyer para, dhurata dhe favore ta. Të njëjtës pyetje duhet t’i përgjigjen edhe për anëtarët e familjes së tyre.

Në ligj parashikohet përjashtimi nga radhët e policisë në rast të mosplotësimit me vërtetësi të formularëve të vetëdeklarimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia në ALARM, 6 të arrestuar, ç’ndodhi mbrëmë në Tiranë (DETAJE-VIDEO)
Me 196 km/h, si e pësuan keq 4 shoferët me makina LUKSOZE në Tiranë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012166976928711
array(1) { ["section"]=> string(100) "nga-nofka-lojerat-e-fatit-deri-te-alkooli-ja-pyetjet-qe-do-u-pergjigjen-policet-per-vettingun-115987" }