Nga oborri i INCENERATORIT, Balla fton qytetarët t’i BASHKOHEN PS-së dhe ironizon Bashën: Ka pak zhurmë se punohet, shqetësohen ata që flenë gjumë

Publikuar tek: politike, më 14:16 21-10-2020 Nga oborri i INCENERATORIT, Balla fton qytetarët t’i BASHKOHEN PS-së dhe ironizon Bashën: Ka pak zhurmë se punohet, shqetësohen ata që flenë gjumë Eventi i PS në Elbasan

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, fton shqiptarët t’i bashkohen kësaj force politike si dhe të shprehin ambiciet për të kandiduar për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Eventi i socialistëve jo më kot është organizuar në oborrin e inceneratorit të Elbasanit, që ditët e fundit ka qenë në qendër të akuzave për korrupsion nga opozita, që e ka çuar edhe në SPAK.

Balla nuk harroi të thumbojë edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“E di që ka pak zhurmë nga pas, por zhurmë ka kur punohet, zhurma shqetëson vetëm ata që flenë gjumë”, tha Balla.

Ndërsa kryeministri Edi Rama që e transmeton videon në Facebook, shkruan:

“Kanë nisur aplikimet në platformën online të shprehjes së interesit për t'u bërë pjesë e skuadrës #PS2021

Çdo vajzë a djalë, grua a burrë, që ka pasionin dhe vullnetin për të kontribuar për #ShqipërinëqëDuam në parlamentin e ri me #PartinëSocialiste e ka derën hapur https://deputetiqeduam.ps.al/ që të provojë veten përmes një procesi konkurues”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi me ministrin grek, Berisha: Edi Rama nuk tha asnjë fjalë kundër, se vunjoti me kokë shqiptari Nikos Dendias do ja numëronte ‘një më një’ (Mbron ‘2009-ën’)
‘PD dëboi njerëzit e kualifikuar, PS do të tërheqë talentë,’ Kërpaçi i përgjigjet Ballës: Shpopulluat Shqipërinë, ne shtëpinë e mafias do e kthejmë... »
Article Logic
Execution time: 0.012947082519531
array(1) { ["section"]=> string(150) "nga-oborri-i-inceneratorit-balla-fton-qytetaret-t-i-bashkohen-ps-se-dhe-ironizon-bashen-ka-pak-zhurme-se-punohet-shqetesohen-ata-qe-flene-gjume-224581" }