Nga Pavarësia e Kosovës te Festa Kombëtare e Serbisë, Meta: Të zgjidhen problemet historike që të mos jemi më peng i tyre

Publikuar tek: aktualitet, më 22:10 13-02-2020 Nga Pavarësia e Kosovës te Festa Kombëtare e Serbisë, Meta: Të zgjidhen problemet historike që të mos jemi më peng i tyre Presidenti Meta ne ceremonine e Festes Kombetare te Kosoves

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Tiranë për Festën Kombëtare të Serbisë, fill pas ceremonisë së organizuar nga Ambasada e Kosovës për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka falenderuar ambasadorin për pritjen e ngrohtë, si dhe ka theksuar domosdoshmërinë për një frymë të re bashkëpunimi, në mënyrë që të zgjidhen problemet historike, dhe vendet të mos jenë peng i këtyre problemeve.

Postimi i Metës:

Sot mora pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Serbisë.

Duke e falenderuar Ambasadorin Miroljub Zariç për pritjen e ngrohtë, shpreha bindjen se ëndrra e shumë qytetarëve të Serbisë për anëtarësimin e vendit në tyre në Bashkimin Europian, është ende e fortë.

Për ta bërë rajonin tonë më të sigurt, më të besueshëm dhe mbi të gjitha më atraktiv për të rinjtë tanë në Shqipëri, në Serbi e Kosovë, në mënyrë që ata ta shohin të ardhmen në vendet e tyre, është e domosdoshme një frymë e re e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe e zgjidhjes së problemeve historike, për të mos qenë më peng i tyre.

Suksese të ardhmes europiane të Serbisë dhe rajonit tonë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026350975036621
array(1) { ["section"]=> string(126) "nga-pavaresia-e-kosoves-te-festa-kombetare-e-serbise-meta-te-zgjidhen-problemet-historike-qe-te-mos-jemi-me-peng-i-tyre-195127" }