Nga “përplasje e rëndë” te “fërkim pa prekje” me makinën, si është e vërteta e aksidentit të Ilda Bejlerit?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:23 12-02-2020 Nga “përplasje e rëndë” te “fërkim pa prekje” me makinën, si është e vërteta e aksidentit të Ilda Bejlerit? Ilda Bejleri

Mediat ditën e sotme raportuan se moderatorja Ilda Bejleri përplasi rëndë një grua, kalimtare pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Gazetarja theu heshtjen pas disa orësh në rrjetin social instagram, duke akuzuar këto portale për shpifje, por pa qartësuar nëse shpifën për përfshirjen e saj në aksident, apo për pasojat.

Më pas policia përmes një komunikate zyrtare, konfirmonte ngjarjen, duke thënë se gruaja ishte plagosur lehtë dhe ndodhej në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezkut për jetën. Policia gjithashtu thotë se është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e makinës, pasi u largua nga vendi i ngjarjes, çka përbën shkelje më vete.

Megjithatë pasditen e sotme mediat kanë konfirmuar se ishte Ilda Bejleri e përfshirë në këtë ngjarje. Moderatorja për “Shqiptarja” ka dhënë edhe versionin e saj. Ajo tha se “situata nuk ishte e rëndë dhe se ndaloi për të parë nëse zonja kishte dëmtim, por sipas saj automjeti nuk e kishte prekur fare. Për këtë arsye ajo tha se është larguar. Por pa ditur se 63-vjeçarja me inicialet E.Gj do të bënte raportim në polici”.

Aktualisht policia është duke kqyrur kamerat e sigurisë, që në zonën ku ndodhi aksidenti janë të shumta, e duke marrë parasysh që ngjarja ndodhi në mes të ditës, nuk do të jetë shumë e vështirë për të hedhur dritë mbi dinamikën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098118782043457
array(1) { ["section"]=> string(108) "nga-perplasje-e-rende-te-ferkim-pa-prekje-me-makinen-si-eshte-e-verteta-e-aksidentit-te-ilda-bejlerit-195006" }