Nga Peshkopia për në Tiranë, kapet 53-vjeçari me 14 kg drogë në makinë (DETAJE-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:21 16-01-2021 Nga Peshkopia për në Tiranë, kapet 53-vjeçari me 14 kg drogë në makinë (DETAJE-VIDEO) Në foto droga dhe momanti i arrestimit të 53-vjeçarit

Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Jeton Lazri 53 vjeç, banues në Peshkopi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në vendin e quajtur "Ura e Institutit", shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 14 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa. 

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Itinerari", i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohen rreth 14 kg kanabis, 1 automjet dhe 2 aparate celular.

Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjet lënda narkotike.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një 53-vjeçar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike po lëvizte me mjet nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë ka zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “Itinerari”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

  • J. L., 53 vjeç, banues në Peshkopi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në vendin e quajtur "Ura e Institutit", shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 14 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Do udhëtoni me avion drejt Amerikës? Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm
OBSH-ja sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania, për pacientët COVID-19 në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.01176905632019
array(1) { ["section"]=> string(91) "nga-peshkopia-per-ne-tirane-kapet-53-vjecari-me-14-kile-droge-ne-makine-detaje-video-235209" }