Nga puna e 15 viteve deri tek çështja e tërmetit të 26 nëntorit, Prokuroria e Përgjithshme zbardh takimin e Olsian Çelës tek Krimet e Rënda

Publikuar tek: aktualitet, më 11:43 16-12-2019 Nga puna e 15 viteve deri tek çështja e tërmetit të 26 nëntorit, Prokuroria e Përgjithshme zbardh takimin e Olsian Çelës tek Krimet e Rënda

Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur takimin e kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm Olsian Çela me prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Çela u shprehu atyre vlerësimet maksimale për punën e kryer përgjatë 15 viteve të funksionimit të saj, duke theksuar se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qenë model për rajonin dhe ka arritur rezultate të rëndësishme në luftën ndaj krimit të organizuar.

Gjithashtu Prokurori i Përgjithshëm vlerësoi lart profesionalizmin e tyre dhe shprehu besimin se eksperienca që ata kanë do të jetë shumë e vlefshme për prokuroritë ku ata do të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet.

Njëkohësisht ai vlerësoi pozitivisht vendimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për transferimet e prokurorëve të kësaj prokurorie, si shenjë e mbështetjes dhe vlerësimit që ky organ dha për karrierën e prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Më tej Çela vuri theksin gjithashtu edhe tek kuadri i ri ligjor në të cilin veprojnë prokurorët, ku pavarësia u cilësua si elementi thelbësor që do të karakterizojë punën e prokurorëve. Ai siguroi se do të jetë mbështetës dhe garant i kësaj pavarësie. Mes të tjerash Prokurori i Përgjithshëm u shpreh se rezultatet e hetimit në çështjet që lidhen me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës janë provë e funksionimit të pavarësisë reale të prokurorëve dhe vlerësoi punën e tyre në këtë drejtim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031627178192139
array(1) { ["section"]=> string(145) "nga-puna-e-15-viteve-deri-tek-ceshtja-e-termetit-te-26-nentorit-prokuroria-e-pergjithshme-zbardh-takimin-e-olsian-celes-tek-krimet-e-renda-189538" }