Nga pushimet në tragjedi, zgjohet nga gjumi dhe sheh bashkëshorten të vdekur

Publikuar tek: bota, më 12:46 31-07-2018 Nga pushimet në tragjedi, zgjohet nga gjumi dhe sheh bashkëshorten të vdekur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, kur burri gjen bashkëshorten e tij 49-vjeçare të pajetë.

 

Çifti australian kishte shkuar për pushime në Lignano Sabbiadoro, në Itali, por pushimet rezultuan fatale. Kur burri zgjohet nga gjumi sheh se gruaja e tij nuk merrte frymë. I tmerruar lajmëron ambulancën, por fatkeqësisht në momentin që erdhën mjekët gruaja kishte vdekur.

Shkaku i vdekjes ende nuk dihet edhe pse dyshohet se 49-vjeçarja kishte pasur probleme me frymëmarrjen edhe më parë.

Sakaq pritet që shkaku i vërtetë të saktësohet nga autopsia.

Identiteti i çiftit australian ende nuk bëhet i ditur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010723114013672
array(1) { ["section"]=> string(82) "nga-pushimet-ne-tragjedi-zgjohet-nga-gjumi-dhe-sheh-bashkeshorten-te-vdekur-129722" }