Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela priti sot në një takim zyrtar Zëvendës Ambasadore e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Leyla Moses-Ones, dhe Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Europian Luigi Soreca.
Çela ka zbuluar se dy ambasadorët i kanë uruar suksese dhe kanë vlerësuar procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm dhe formimin e institucioneve të reja si hap mjaft i rëndësishëm në formimin e institucioneve të reja në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi.
E Ngarkuara me Punë Moses-Ones ka përsëritur mbështetjen e SHBA për Reformën në Drejtësi dhe rolin e rëndësishëm që institucionet e prokurorisë luajnë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit.
Nga ana e tij, Olsian Çela duke vlerësuar asistencën e deritanishme të partnerëve ndërkombëtar shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha institucionet dhe misionet ndërkombëtare gjatë mandatit të tij 7-vjeçar.
Kujtojmë që ky ishte takimi i parë me dy përfaqësuesit më të lartë të diplomacisë në vend pas marrjes së detyrës nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela.