Nga reforma në drejtësi te krijimi i SPAK, Etilda Gjonaj bën bilancin e 2019: Ja dy arritjet më kryesore

Publikuar tek: aktualitet, më 10:59 27-12-2019 Nga reforma në drejtësi te krijimi i SPAK, Etilda Gjonaj bën bilancin e 2019: Ja dy arritjet më kryesore

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një takimi të zhvilluar me gazetarët, ka bërë një bilanc paraprak të arritjeve për 2019.

Ajo ka folur edhe për reformën në Drejtësi, por edhe për ngritjen e institucioneve të tjera, që deri tani kanë qenë jofunksionale.

Sipas Gjonajt, ky vit ka shënuar dy rezultate të rëndësishme, SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm.

Më tej, ministrja ka theksuar se në 2020 do të lançojnë fushatën e zgjidhjes së çështjeve me ndërmjetësim, për të ulur fluksin e dosjeve civile në gjykata.

‘Ky vit ka shënuar dy rezultate të rëndësishme, SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Kam besuar që në ditën e parë të reformës, që pavarësia e drejtësisë është e shenjtë.

Ministria e Drejtësisë ka detyrimin të monitorojë procesin e reformës, gjatë 2020 do nisin takimet institucionale bashkë me BE, për te realizuar koordinimin e institucioneve të reja të drejtësisë. Ka ende punë, presim ngritjen e Gjykatës së Lartë, ky proces është vonuar pak edhe për shkak të kompleksitetit dhe kontrollit të kandidatëve. Fillimi i 2020 do na gjejë me Gjykatë të Lartë, dhe kjo do ulë stokun. Lidhur me SPAK, periudha tranzitore ka vështirësitë e veta, por besoj si prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK po marrin masa sa i takon transferimit të dosjeve në kohë.

Përsa i takon Gjykatës Kushtetuese, besoj shumë shpejt Kuvendi do t’i cojë Komisionit të Venecias pyetjet. Duke shpresuar që kjo gjë qe zgjidhet sa më shpejt, që Gjykata Kushtetuese të funksionojë sa më shpejt. Jemi në kontakt me ministri homologe sikurse është Italia, për sistemin e menaxhimit të çështjeve. Në 2020 do lançojmë fushatën e zgjidhjes së çështjeve me ndërmjetësim, për të ulur fluksin e dosjeve civile në gjykata. Është mënyrë efektive dhe e suksesshme jashtë’, tha Gjonaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U gjet i pajetë para dy ditësh, identifikohet kufoma e gjetur në Kurbin
I arrestuar për shpërndarje droge në Bllok, kush është personi që i vendosën tritol në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.011549949645996
array(1) { ["section"]=> string(109) "nga-reforma-ne-drejtesi-te-krijimi-i-spak-etilda-gjonaj-ben-bilancin-e-2019-ja-dy-arritjet-me-kryesore-190488" }