Nga rruga në gjykatë, PD-ja kallëzon policinë dhe IKMT-në për 'Astirin', GJATA: Nuk jemi në vitet '40, shteti duhet t'i dëmshpërblejë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:35 15-11-2019 Nga rruga në gjykatë, PD-ja kallëzon policinë dhe IKMT-në për 'Astirin', GJATA: Nuk jemi në vitet '40, shteti duhet t'i dëmshpërblejë Klevis Balliu (m) dhe Çlirim Gjata (d) para Prokurorisë së Tiranës

Partia Demokratike kallëzon penalisht në Prokurorinë e Tiranës Policinë e Shtetit dhe kryeinspektoren e IKMT-së Dallëndyshe Bicin për shembjen e paligjshme të 33 banesave te ''Unaza e Re''  dhe dhunën e ushtruar ndaj banorëve në 12 nëntor.

Padia u dërgua nga ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu dhe këshilltari për çështjet ligjore në selinë blu Çlirim Gjata.

Në prononcimin për mediat, Gjata renditi disa prej shkeljeve të këtyre dy institucioneve gjatë 12 nëntorit: si shkelje të drejtave të njeriut për nxjerrjen me forcë nga banesat të banorëve, përdorim të paligjshëm të gazit lotsjellës, hetimin e projektit të mbikalimit të ''Unazës së Re'', etj.

''Në këtë kallëzim jemi munduar të parashtrojmë shkeljet kushtetuese dhe ligjore të policisë dhe IKMT-së. Me detyrim procedurial, nuk mund të preket prona dhe banesa në orën 10:00 të darkës. IKMT-ja ka kryer  shkelje, sepse nuk mundet të  ndërhyrjë kur nuk ka as urdhër, as projekt. I kërkojmë Prokurorisë së Tiranës të hetojë këtë projekt, shembjen selektive të banesave, pse është ndaluar legalizimi. Nuk është respektuar e drejta civile sepse ata banorë kanë 20 vjet që jetojnë aty. Janë dy dispozita të tjera që ndalon shembjen kur kanë kaluar 6 muaj, dhe duhet të dëmshpërblehen, shteti i ka lejuar të ndërtojnë. Nuk jemi në vitet 40, por në vitin 2020.

Është shkelur ligji i policisë së shtetit, e gjithë procedura e përdorimit të dhunës dhe hedhjes së gazit lotsjellës janë shkelur nga Ministri Lleshaj deri te polici. Duhet të tregojnë se kush i dha këto urdhëra. Nëse Milloshevici i përndoqi dhe i vrau shqipratët e Kosovës, Rama i përndjek shqiptarët për të mbrojtur paratë e drogës. Pandaj i bën çdo gjë anti-kushtetuese'', bëri me dije këshilltari i PD-së për çështjet ligjore Çlirim Gjata.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033944845199585
array(1) { ["section"]=> string(133) "nga-rruga-ne-gjykate-pd-ja-kallezon-policine-dhe-ikmt-ne-per-astirin-gjata-nuk-jemi-ne-vitet-40-shteti-duhet-t-i-demshperbleje-185990" }