Nga Shqipëria për në Maltë, kapet me 39 kile drogë brenga "Ford-it", arrestohet 45-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 08:51 04-03-2017 Nga Shqipëria për në Maltë, kapet me 39 kile drogë brenga

Policia Kufitare ka goditur një tjetër rast të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike"duke vënë në pranga 45-vjeçarin maltez, i cili po trafikonte 39 kile drogë nga Shqipëria në Maltë.

Burime nga policia bëhnë me dije se janë sekuestruar 76 pako me peshë 39 KG lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa si dhe është arrestuar në flagrancë një shtetas maltez, poseduesi i lëndës.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : Ronald Galea, 45 vjeç, banues në Maltë.

Shtetasi i mësipërm është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin kamionçinë tip "Ford",me targa HBQ412.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.

Konkretisht në pjesën e dyshemesë të këtij mjeti, u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 76 pako me peshë 39 KG lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

 Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a dhe 22 i Kodit Penal.

tgg.jpgfhd.jpggtrg.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Endriti shpreh publikisht dëshirën: Të jap dorëheqjen Rama, LSI të martohet me PD-në (VIDEO)
Analisti Nazarko reagon pas sharjeve: S’do rresht kurrë së përcjelluri mendimet e mia lakuriq, troç, pa lajle e lule »
Article Logic
Execution time: 0.011440992355347
array(1) { ["section"]=> string(92) "nga-shqiperia-per-ne-malte-kapet-me-39-kile-droge-brenga-ford-it-arrestohet-45-vjecari-70724" }