NGA SULMI NË STAMBOLL/ Djali vdiq teksa mbronte të fejuarën nga plumbat, çfarë shkruan ajo më pas...bën xhiron e botës

Publikuar tek: bota, më 13:45 02-01-2017 NGA SULMI NË STAMBOLL/ Djali vdiq teksa mbronte të fejuarën nga plumbat, çfarë shkruan ajo më pas...bën xhiron e botës

Një histori që do shumë forcë për ta lexuar lidhur me sulmin e rëndë në Stamboll ku humbën jetën 39 persona dhe u plagosën 69 të tjerë.

Mustafa Sezgin Seymen dhe e fejuara e tij Sezen Arseven ishin mes 500 personave që kishin zgjedhur të festonin natën e ndërrimit të viteve në club “Reina” në Stamboll, por ëndrrat e tyre janë prerë në mes.

Gazeta turke “Hurryet” shkruan për historinë e tyre ndërsa pohon se i riu vdiq teksa mbronte të fejuarën e tij nga plumbat.

Ndërkohë Sezen Arseven, një ditë pas tragjedisë i ka dedikuar dashurisë së jetës së saj që u vetësakrifikua për ta mbrojtur, disa vargje që tashmë po bëjnë xhiron e botës e mediave ndërkombëtare.

Dhe vargjet e përshtatura janë pikërisht këto:

“Nga vendi ku shkuam së bashku, po kthehem e vetme.

Personi që kujdesej më së miri

Që unë të isha e hareshme e me plot dashuri

E që edhe në gjumë më dhuronte puthje

Tashmë këto momente mbeten vetëm kujtime në fotografi

Do të pres në vendin që gjithmonë më prisje,

Dashuria jonë mbeti përgjysmë…burri im

Miq,  kam humbur dashurinë time të jetës”.

fam.jpg

sezen.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « HORORR/ Vajza 10-vjeçare përdoret si kamikaze në sulmin me bombë për Vitin e Ri
Të gjithë hodhën fishekzjarre, Kim Jong-un lëshoi raketa bërthamore për Vitin e Ri »
Article Logic
Execution time: 0.011753797531128
array(1) { ["section"]=> string(120) "nga-sulmi-ne-stamboll-djali-vdiq-teksa-mbronte-te-fejuaren-nga-plumbat-cfare-shkruan-ajo-me-pas-ben-xhiron-e-botes-64415" }