Nga 'Supermashtruesja' Olesia Duka, Adrian Xhillari dhe deri te polici që vrau për vetëmbrojtje, disa nga të dënuarit që lirohen për 3 muaj nga burgu

Publikuar tek: aktualitet, më 14:07 26-03-2020 Nga 'Supermashtruesja' Olesia Duka, Adrian Xhillari dhe deri te polici që vrau për vetëmbrojtje, disa nga të dënuarit që lirohen për 3 muaj nga burgu Olesia Duka - Adrian Xhillari - Artan Alimucaj - Gazmend Merkaj

Do të jenë 570 përfitues nga vendimi që mori qeveria me aktin normativ për të lejuar një pjesë të të burgosurve që të shlyejnë 3 muaj të dënimit të tyre në shtëpi, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Mes këtyre 570 përfituesve, vetëm 5 do të jenë femra.

Sipas ligjit, nëse ndonjë nga këta të dënuar do të shihet jashtë shtëpisë, do t'u shtohet edhe 5 vite të tjera në dënimin e tyre.

Një nga të dënuarat që përfiton nga ky akt normativ është edhe Olesia Duka, supermashtruesja e dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 vite e 8 muaj burg, pasi akuzohej për "Mashtrim më shumë se një herë" dhe "Mashtrim me pasoja të rënda" për 10 persona, duke arritur t’u marrë atyre një shumë financiare që përllogaritet nga prokuroria në totalin e 3.033.532 eurove.

Duka, arrinte t’i mashtronte qytetarët duke i premtuar se do ua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash. Ndërsa në një rast të vetëm, Olesia Duka me anë të mashtrimit i ka marrë Idlir Hoxhës shumën prej 935 mijë e 432 euro, duke mos ja kthyer më.

Një emër tjetër që do të lëri qelinë është edhe biznesmeni Adrian Xhillari, që u dënua nga Gjykata e Tiranës me 4 vite e 8 muaj burgim, për skandalin e mashtrimit për shitjen e naftës 'Virgin'në Shqipëri.

Gjykata e Fierit vendosi caktimin e masës se sigurisë "Arrest ne burg" për veprën penale të “Kontrabandë me mallra që paguajne akcize. Gjatë vitit 2015 shtetasi Xhillari duke qenë administrator i kompanisë “Tea Construction&Petrol sh.a." në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer transportin fiktiv të 4.466.855 litra të artikullit naftë virgin duke i shkaktuar dëme të mëdha buxhetit te shtetit.

Gazmend Merkaj, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim nga gjykata e Apelit Vlorë, që tashmë i kanë mbetur për të vuajtur dhe 11 muaj e 18 ditë burgim, është një tjetër përfitues nga ky akt normativ.

Merkaj, njihet si njëri nga personat e peduar që u vetëparaqit me armë në brez në policinë e Fierit dhe tregoi disa nga rrëmbimet që kishte kryer një nga grupet kriminale në Vlorë, që udhëhiqej nga Edison Harizaj, raportoi gazetari Elton Qyno.

Veç Gazmendit, lirinë për tre muaj do e fitojë dhe vëllai i tij, Albano Merkaj, i dënuar me 1 vit burg për akuzën e “vjedhjes”.
"Lirinë" për 3 muaj do ta përfitojë edhe djali i Vehbi alimuçaj, Artan Alimuçaj, i cili është dënuar me 4 vite burg për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Paulin Kalthi, ish-polici në bashkinë e Laçit i dënuar me 6 vjet burg për akuzën e “Vrasjes në kapërcim e mbrojtjes së nevojshme” do të dalë nga qelia dhe do qëndrojë në shtëpi për një periudhë 3 mujore.

 Agron Osmanllari i dënuar fillimisht me 10 vite burgim për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe më pas ky dënim u ul në Gjykatën e Apelit Korçë, duke e dënuar Osmanllarin me vetëm 2 vite e 8 muaj burgim për akuzën e “Plagosjes së rëndë në gjëndje të tronditjes psiqike”, është një tjetër i dënuar që do lerë qelinë për shkak të aktit-normativ dhe që duhet të qëndrojë në shtëpinë e tij.

Për tre muaj i lirë do qëndrojë dhe Andi Sinojmeri i dënuar nga gjykata e Tiranës me 5 vite burgim për akuzën e “Mashtrimit”.







Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087511539459229
array(1) { ["section"]=> string(152) "nga-supermashtruesja-olesia-duka-adrian-xhillari-dhe-deri-te-polici-qe-vrau-per-vetembrojtje-disa-nga-te-denuarit-qe-lirohen-per-3-muaj-nga-burgu-200147" }