Nga thyerja e ‘ligjit’ me tortën e dasmës deri të studimet në DASH, çfarë nuk dinit për Meghan Markle

Publikuar tek: bota, më 18:32 23-05-2018 Nga thyerja e ‘ligjit’ me tortën e dasmës deri të studimet në DASH, çfarë nuk dinit për Meghan Markle Meghan Markle dhe Princ Harry

Ajo është femra më e përfolur e momentit në të gjithë botën që pas fejesës së papritur e më pas martesës më 18 maj me princin e Bitanisë, Harryn.

Por jo shumë mund të kenë informacion se Meghan Markle ka maruar shkollën për marrëdhënie ndërkombëtare dhe që është praktikuar në Departamentin e Shtetit Amerikan pikërisht për këtë degë.

Markle është cilësuar si anëtarja me më shumë ‘e parë’ në familjen mbretërore, ndërsa shumë herë i është dashur të thyejë protokollin e monarkisë.

1-Duka dhe Dukesha e Sussex janë çifti mbretëror i cili ka ndarë më shumë prekje publike me njëri-tjetrin në të gjithë historinë, ndërsa nuk kishte ndodhur kurrë që një çift i monarkisë të celebrohej kapur përdore.

2-Çifti i ri zgjodhën që për herë të marrë mesha e ceremonisë martesore të mbahej nga një peshkop amerikan dhe fjalët e premtimit të lexoheshin në theksin amerikan.

3-Meghan Markle duket se është kujdesur që të ndihet si në shtëpi, duke qenë se të gjithë tingujt dhe muzika e përdorur në dasëm kishin origjinë afrikano-amerikane, njëlloj si vetë ajo.

4-Harry dhe Meghan kanë thyer gjithashtu edhe një traditë shumë të vjetër të familjes mbretërore, tortën. Në të gjitha dasmat e mëparshme torta kishte në përbërje mollën dhe gjithmonë të ftuarve u jepej një copë me vete, ndërkohë që siç mund ta prisni diçka e tillë nuk ndodhi me ta. Torta përveçse ishte me shije limoni, ajo u përgatit gjithashtu edhe nga një pastiçier amerikan.

5-Meghan Markle ka zgjedhur që të jetë e vetmja dukeshë që do të mbajë dy nënshtetësitë, atë amerikane dhe britaniken, ndërsa fëmijët e të sapomartuarve mund të zgjedhin vetë në të ardhmen për të tyren.

Përveç të gjithave këtyre fakteve për dasmën, Markle është gjithashtu edhe një femër me shumë përfshirje internacionale, pasi ka mbaruar shkollën për aktrim dhe marrëdhënie ndërkombëtare, ndërkohë që është praktikuar për njëfarë kohe në Ambasadën Amerikane në Buenos Aires.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012224197387695
array(1) { ["section"]=> string(105) "nga-thyerja-e-ligjit-me-torten-e-dasmes-deri-te-studimet-ne-dash-cfare-nuk-dinit-per-meghan-markle-121846" }