Një 22 vjeçar nga Tirana ka ikur në Durrës, në shtëpinë e gjyshërve dhe ka tentuar vetëvrasjen duke pirë fotoksinë.
Një ditë më parë, policia bën me dije se në fshatin Koxhas, në banesën e gjyshërve të tij, është vetëhelmuar me fotoksinë shtetasi A.K. 22 vjeç, banues në Tiranë, shkruan DurrësLajm.
Fatmirësisht ai është konstatuar në kohë nga ana e familjarëve dhe më pas është bërë i mundur dërgimi i tij në urgjencën e spitalit të Durrësit.
Aktualisht, mësohet se ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që e çuan të riun drejt aktit të rëndë të vetëflijimit.