Nga Tropoja e transportonin kanabisin me kamionçinë në Shkodër, arrestohen dy persona procedohen penalisht dy të tjerë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:04 22-11-2020 Nga Tropoja e transportonin kanabisin me kamionçinë në Shkodër, arrestohen dy persona procedohen penalisht dy të tjerë (DETAJE) Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht, pasi akzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit P. K., 44 vjeç dhe B. K., 41 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër. Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: N. K. 74 vjeç dhe P. K. 42 vjeç, të dy banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Presonat në fjalë kishin kultivuar para disa muajsh lëndë bimore cannabis sativa në Lekbibaj Tropojë dhe po e transportonin me një kamionçinë nga fshati Lekbibaj, Tropojë në drejtim të Shkodrës, menjëherë nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve është organizuar puna dhe është kontroll në banesën e shtetasit N. K. Gjatë kontrollit në banesë dhe në magazinën ngjitur me banesën, në një thes misri është gjetur një sasi lënde cannabis sativa me peshë 767 gramë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “LEKBIBAJ”.

Arrestohen ne flagrancë 2 shtetas, si procedohen 2 të tjerë.

Nga strukturat e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra ne rrugë operative u finalizua operacioni policor “LEKBIBAJ” dhe si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

P. K., 44 vjeç dhe B. K., 41 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

N. K. 74 vjeç dhe P. K. 42 vjeç, të dy banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas pjesëtarë të një familjeje kishin kultivuar para disa muajsh lëndë bimore cannabis sativa në Lekbibaj Tropojë dhe po e transportonin me një kamionçinë nga fshati Lekbibaj, Tropojë në drejtim të Shkodrës, menjëherë nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve është organizuar puna dhe është kontroll në banesën e shtetasit N. K. Gjatë kontrollit në banesë dhe në magazinën ngjitur me banesën, në një thes misri është gjetur një sasi lënde cannabis sativa me peshë 767 gramë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale” e kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Infektohet me koronavirus mjeku neurolog Drini Dobi, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Liria ka emër, UÇK/ Veliaj i bashkohet nismës në mbështetje të luftës së Kosovës: Ata që bënë realitet përpjekjet për liri do dalin ballëlartë »
Article Logic
Execution time: 0.0094008445739746
array(1) { ["section"]=> string(131) "nga-tropoja-e-transportonin-kanabisin-me-kamioncine-ne-shkoder-arrestohen-dy-persona-procedohen-penalisht-dy-te-tjere-detaje-228678" }