Nga Valbona në Durrës, çfarë i surprizoi turistët suedezë kur eksploruan Shqipërinë (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:37 20-08-2017

Kryeministri Edi Rama vazhdon të luajë rolin e një promotori të fuqishëm të tirizmit në Shqipëri, ndonëse jemi në ditët e fundit të sezonit veror.

Këtë mëngjes Rama publikon rrëfimin e tre turistëve suedezë, të cilët tregojnë përjetimet e tyre kur kanë shkelur në tokën shqiptare.

“Në të vërtetë unë u surprizova nga rrugët, mendova se do të kishte një infrastrukturë të keqe, por rrugët në fakt ishin të përfunduara”, shprehet njëra nga turistet, ndërsa Rama përshëndet të gjithë ndjekësit e tij virtualë me këtë rrëfim të turistëve të huaj që eksplorojnë Shqipërinë.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me përjetimin e Shqipërisë turistike nga këta të rinj suedezë gjatë rrugëtimit të tyre nga Valbona në Durrës”, shkruan Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026232004165649
array(1) { ["section"]=> string(94) "nga-valbona-ne-durres-cfare-i-surprizoi-turistet-suedeze-kur-eksploruan-shqiperine-video-89611" }