Nga Veliaj te Peleshi... Kastriot Islami i quan ‘hajdutë’ drejtuesit e qarqeve! ‘Rama si qentë e rrugës, ka dosje pafund’

Publikuar tek: politike, më 10:44 19-09-2020 Nga Veliaj te Peleshi... Kastriot Islami i quan ‘hajdutë’ drejtuesit e qarqeve! ‘Rama si qentë e rrugës, ka dosje pafund’ Drejtuesit kryesore te qarqeve

Një ish-socialist i konvertuar më pas në demokrat e tashmë në gjendje pasive, i ka cilësuar drejtuesit e kryeministrit Rama në qarqe si hajdutë.

Është fjala për Kastriot Islamin i cili u shpreh në abc news se “janë të gjithë hajdutë ata që ka vënë në krye të qarqeve Rama.

Praktikisht, Islami ka cilësuar hajdutë 12 të përzgjedhurit, nga Veliaj te Peleshi, Nikolla, Gjijknuri, Spiropali, Xhaçka, etj.

Referuar propozimit të Ramës për listat e hapura, ai e quajti një propozim edhe më mashtrues se i pari.

“Kjo është më mashtruese se ajo, është më keq sepse u prish punë partive të vogla.

Thonë lista është e hapur por lista është e mbyllur. Ata që janë pjesa e parë që i ka fut kryetari janë më të favorizuar, ai që është poshtë duhet të luftojë kundër kryetarit dhe kandidatëve”, u shpreh ish-socialisti teksa ashpërsoi gjuhën kur foli veçanërisht për shefin e qeverisë.

“Halli i Edi Ramës është shumë i madh, ai e di që do humbë zgjedhjet dhe po mundohet të negociojë pozitën e tij pas humbjes që të mos hetohet dhe të mos akuzohet dhe të mos gjykohet. Sepse Rama ka dosje pafund, ka frikë nga një ndeshkim dhe nëpermjet kësaj loje ekstreme, si qentë e rrugëve për të bërë foto me Merkel ai do t’i thotë: une nuk dua asgjë, ata duan të më fusin ne burg, ndaj unë dua të negocioj. Rama nëse i qendron deri në fund kësaj ideje, do dështojë sepse opozita do shkojë e bashkuar në zgjedhje. Pse mo Ilir Beqjan apo Damian Gjiknurin do na imponojë me listsa? Janë jo vetëm demokratët por edhe socialistet që duan ta heqin qafe Ramën”, tha Islami.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012124061584473
array(1) { ["section"]=> string(119) "nga-veliaj-te-peleshi-kastriot-islami-i-quan-hajdute-drejtuesit-e-qarqeve-rama-si-qente-e-rruges-ka-dosje-pafund-220912" }