Nga vëllai i ish-ministres së PS, njeriu i afërt i Ëngjëll Agaçit, Prokurori që u përplas me Mediun e specialistja që shërbeu për Nishanin, ja kush janë 5 kandidatët për kreun e Inpektoriatit të Lartë në Drejtësi

Publikuar tek: aktualitet, më 12:20 24-12-2019 Nga vëllai i ish-ministres së PS, njeriu i afërt i Ëngjëll Agaçit, Prokurori që u përplas me Mediun e specialistja që shërbeu për Nishanin, ja kush janë 5 kandidatët për kreun e Inpektoriatit të Lartë në Drejtësi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) miratoi listën përfundimtare për kreun e Inspektoriatit të Lartë në Drejtësi.

Lista zyrtare ka 5 kandidatë në garë; Artur Metani me 89.6 Pikë, Sokol Stojani me 89 Pikë, Joana Asimi Sorraj  me 82.2 Pikë, Eris Hysi me 78.3 Pikë dhe Lindita Troja me 63.4 Pikë.

Por kush janë këta personazhe?

Artur Metani është vëllai i ish-ministres dhe deputes së PS, Eglantina Gjermeni.

Metani më herët, ka punuar si këshilltar ligjor i tre Presidenteve, Meidani, Moisiu e Topi.  Pas 2013-ës ka qenë drejtor juridik në Kryeministri, ndërsa po me urdhër të Ramës, në dhjetor të 2018-ës u emërua Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Sokol Stojani, më shumë se 2 dekada prokuror.

Stojani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe ka punuar për disa vite në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2008, ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe përgjatë 10 viteve të fundit ka mbajtur disa poste drejtuese, përfshirë edhe atë të anëtarit të Këshillit të Prokurorisë.

Në fillim të vitit, Stojani u emërua drejtor i Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve nga kryeprokurorja Arta Marku, detyrë të cilën e mbajti vetëm 9 muaj. Më 19 shtator, media rrodhi një urdhër lirimi nga pozicioni drejtues, ndërkohë që Stojani asokohe tha për BIRN se kishte dhënë dorëheqjen, pasi ndante “pikëpamje tjetër për mënyrën e drejtimit dhe të rekrutimit të burimeve njerëzore”.

Përplasja e Stojanit me Fatmir Mediun:

Në 2009-ën, Fatmir Mediu kallëzoi prokurorin Stojani për shpërdorim detyre në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Mediu ka kallëzuar faktin se më datë 19 mars 2009 ai ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”. Sipas tij, prokurori Sokol Stojani ka komunikuar me SMS me gazetarët që kanë qenë pjesë e panelit të emisionit, ku ka qenë i ftuar edhe Mediu. Në këto komunikime, sipas Mediut, prokurori u ka sugjeruar gazetarëve pyetje publike. Këtë veprim, Mediu e konsideroi si vepër penale “Shpërdorim detyre”, por Gjykata atëkohë vendosi “Mosfillmin e procedimit penal nr. (***), datë 27.03.2009”, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

Nga ana tjetër, Stojani në përballjen me KPK tha se kallëzimi i Mediut ishte pjesë e strategjisë së tij dhe shantazhit për të shpëtuar nga përgjegjësia për dosjen Gërdeci.

Joana Asimi (Sorraj) - Gjatë periudhës 2006-2013 ka shërbyer si specialiste në institucionin e Presidentit të Republikës me Presidentin Bujar Nishani.

Ka punuar gjithashtu si juriste pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe juriste në Bashkinë e Tiranës drejtuar nga Erion Veliaj deri në vitin 2017

Eris Hysi-  avokate në studion e famshme ligjore “Haxhia-Hajdari”.

Njihet si njeriu i afërt i Ëngjëll Agaçit, ky i fundit i njohur si “veshi, syri, dhe dora e djathtë” e Edi Ramës..

Lindita Troja është një nga ato personazhe të ashtëquajtura ‘low profile’. Për të është e vështirë të gjesh informacion, qoftë edhe një Cv të thjeshtë, që do duhej të ishte e aksesueshme nga kushdo në rrjet, nisur nga fakti që është pjesë e listës për kreun e Inspektoriatit të Lartë në Drejtësi. / newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gent Ibrahimi takim ‘blic’ në Elbasan, kush janë 2 kandidatët për drejtues të Prokurorisë (EMRAT)
U kap i dehur në timon, lirohet Aleksandër Gjoka »
Article Logic
Execution time: 0.012756109237671
array(1) { ["section"]=> string(216) "nga-vellai-i-ish-ministres-se-ps-njeriu-i-afert-i-engjell-agacit-prokurori-qe-u-perplas-me-mediun-e-specialistja-qe-sherbeu-per-nishanin-ja-kush-jane-5-kandidatet-per-kreun-e-inpektoriatit-te-larte-ne-drejtesi-190243" }