Ngacmimet seksuale ndaj nxënësve në Fier, reagon Ministria e Arsimit: Të gjithë mësuesit janë shkarkuar dhe po ndiqen penalisht. Po ndryshohet gjithë stafi

Publikuar tek: aktualitet, më 20:15 26-02-2020 Ngacmimet seksuale ndaj nxënësve në Fier, reagon Ministria e Arsimit: Të gjithë mësuesit janë shkarkuar dhe po ndiqen penalisht. Po ndryshohet gjithë stafi Nje nga rastet e denoncuara ne Fier, per abuzim me nxenesit

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë reagon në lidhje me lajmet e publikuara ditët e fundit në media, ku në liceun e Fierit janë denoncuar dy raste të mësuesve që ngacmonin seksualisht nxënësit.

Në reagimin e vetë Ministrisë, thuhet se të gjithë personat e përfshirë në rastet e fundit të abuzimeve janë shkarkuar nga detyra dhe po ndiqen penalisht nga organet kompetente. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka marrë masa të tjera të menjëhershme si ndryshimin e pjesëtarëve kryesorë të stafit të institucionit arsimor, dhënien e ndihmës psiko-sociale, ndërsa po ndiqet nga afër çdo zhvillim në lidhje me hetimet e organeve kompetente, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Më tej, sipas Ministrisë disa media po i shfrytëzojnë këto raste për të fituar vijueshmëri mediatike ose për hesape politike.

MASR - REAGIM

Të gjithë personat e dyshuar si të përfshirë për abuzime ndaj nxënësve në rastin e një shkolle në Fier janë shkarkuar apo janë duke u ndjekur edhe penalisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka marrë masa të tjera të menjëhershme si ndryshimin e pjesëtarëve kryesorë të stafit të institucionit arsimor, dhënien e ndihmës psiko-sociale, ndërsa ndjekim nga afër çdo zhvillim në lidhje me hetimet e organeve kompetente.

Parandalimi është kyç, prandaj rregullorja e re e arsimit parauniversitar parashikon dënimet më të larta për ata që nuk punojnë në të mirën e nxënësve, abuzojnë apo përdorin çfarëdo lloj forme të dhunës në shkollë. Masat janë marrë edhe pse jemi ende në gjendjen e dyshimeve dhe jo përfundimeve finale, që tregon seriozitetin me të cilin MASR dhe institucionet e varësisë marrin në raste të tilla.

Natyrisht, masat e ndërmarra nuk janë trumbetuar në media për shkak se qëllimi ynë nuk është të bëjmë dëm duke ekspozuar ata që ndihen të dëmtuar. Gjë, të cilën po e bëjnë ata që nuk po rreshtin së shfrytëzuari në mënyrë makabre këtë rast për tërheqje vijueshmërie mediatike apo qërim hesapesh politike. Ky është abuzim në vete dhe si MASR kemi detyrimin të luftojmë edhe këtë formë të abuzimit në mbrojtje të nxënësve tanë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083549022674561
array(1) { ["section"]=> string(160) "ngacmimiet-seksuale-ndaj-nxenesve-ne-fier-reagon-ministria-e-arsimit-te-gjithe-mesuesit-jane-shkarkuar-dhe-po-ndiqen-penalisht-po-ndryshohet-gjithe-stafi-196561" }